
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Nga PAOLO FOX
LUANI: Ata që kanë duart plot me punë, do të përpiqen të ndryshojnë pak atmosferë. Pas datës 16 do të kthehen disa probleme të vogla, por dëshira për të luftuar dhe për të kapërcyer bezditë e vogla nuk do të mungojë. Jupiteri prej datës 16 do t’ju ndihmojë të shmangni çdo lloj tensioni, problemi juridik apo komplikimi që mund të bëhet i vështirë për t'u menaxhuar në muajt në vijim. Kushdo që kryen një aktivitet publik, do të ndihet në qendër të sulmeve. Presioni nga planetët është aq i fortë saqë në momente të caktuara do të vijë dëshira për të ndryshuar gjithçka, duke rrezikuar të debatoni me shefat. E enjtja 11, e premtja 12, e enjtja 18 duket se do të jenë ditët më të vështira. Ky do të jetë një muaj vendimesh drastike: çështja vendimtare është çështja ekonomike, sepse ndonjëherë, të shtyrë nga pasioni, veproni pa parë nga afër interesat tuaja. Kujdes nga shpenzimet dhe neglizhencat, veçanërisht nëse duhet t'u jepni llogari për punën tuaj disa anëtarëve të familjes. Kini kujdes që problemet e lindura në shtëpi të mos i çoni edhe në punë.
Ka tension në ajër. Është një qiell që paralajmëron ndryshime: më të rëndësishmet, siç e përmenda disa rreshta më lart, kanë të bëjnë me çiftet që vërtet nuk shkojnë mirë dhe që kanë përjetuar tashmë momente të ndërlikuara vitin e kaluar. Ekziston rreziku që njëri nga të dy të zgjedhë të jetojë larg ose të dashurohet me një person tjetër! Mendja e shëndoshë duhet të mbizotërojë në këtë periudhë të vitit, kështu që edhe nëse njëri prej jush ka probleme me punën, do të tregoheshit të matur të përpiqeni të gjeni një kompromis. Ata që kanë zgjedhur të jetojnë vetëm, sigurisht që tani nuk duan marrëdhënie zyrtare ose lidhje shumë të ngushta, por dëshira për t'u admiruar mbetet e pakundërshtueshme, kështu që mund të kënaqeni duke bërë dikë të dashurohet pas jush. Vendimet në lidhje me zyrtarizimin e marrëdhënies, bashkëjetesës apo martesës janë paksa të vonuara.
Jupiteri nuk ju mbron më pas datës 16, ndaj është e rëndësishme të përqendroheni te mirëqenia juaj. Marsi kalon në shenjën tuaj në datën 20 dhe mund të sjellë lodhje dhe nervozizëm. Kushtojini më shumë vëmendje stërvitjes fizike. Ditët më të vështira do të jenë datat 24, 25 dhe 26.
VIRGJËRESHA: Maji do të jetë një muaj i mbarë dhe duket se këtë muaj, lodhja do të zhduket krejt papritur. Jupiteri vjen në shpëtimin tuaj! Një tranzit i bukur, që nis prej datës 16, do t’ju ndriçojë mendjen duke ju udhëzuar më së miri. Edhe emocionalisht jeni më të gatshëm për të tjerët. Në këtë periudhë të vitit, të gjithë ata që janë të pavendosur nëse do të vazhdojnë apo jo një projekt apo të punojnë për një kompani, do të dinë se çfarë të bëjnë. Në rast rinovimi të kontratës, mos kërkoni shumë. E rëndësishme është që deri në korrik të mos mbeteni pa gjë. Kushte dhe mundësi të mira, sidomos për të vetëpunësuarit. Është koha e duhur për t'u rikthyer në lojë, Jupiteri do të jetë një ndihmë e madhe në pjesën e dytë të muajit duke nxjerrë në pah imazhin tuaj profesional, prandaj nuk përjashtoj angazhimet e papritura që kërkojnë kthjelltësi dhe aftësinë për të vepruar. Nëse prilli nuk ka sjellë përgjigje, maji ju sjell diçka më shumë.
Ata që kanë vendosur prej kohësh të jetojnë bashkë, të ndryshojnë qytet, të bashkohen me një person, tani do të kenë më shumë mundësi për të vazhduar atë që duan. Dëshira për të sqaruar të gjitha raportet është e vazhdueshme nuk ju ka munguar që prej vitit të kaluar. Çiftet e konsoliduara rezistojnë, ndërsa ato të pasigurta tani i kanë dhënë fund. Kanë kaluar disa muaj, nëse jo vite, që shumica e të lindurve mendon se duan të përjetojnë një ndryshim të thellë. Edhe pse ju jeni një shenjë konservatore, dëshira për gjëra të reja ju ka pushtuar së fundmi. Shumë aktive do të jetë edhe fundjava ndërmjet së shtunës 27 dhe së dielës 28 . Disa çifte janë grindur shumë, por do të gjejnë fuqinë të buzëqeshin sërish
Edhe gjendja juaj fizike do të jetë më e mirë. Pozicioni i ri i Marsit sugjeron terapitë e duhura për probleme të rëndësishme. Ata që vuajnë nga nervi shiatik, duhet të jenë pak më të kujdesshëm në fundjavat e muajit, sidomos në datat 20 dhe 21, 27 dhe 28. Fjalën e fundit e thotë gjithmonë mjeku.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...