Astroliving / 3 Maj 2023, 12:01

Horoskopi i muajit maj: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskopi i muajit maj: PESHORJA dhe AKREPI

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Planeti i Marsit vazhdon t’ju bezdisë. Shumë nga ju nuk duan të punojnë në një mjedis të caktuar do të sjellin ide të reja. Madje, në disa raste do të ndihen të tradhtuar nga ata që i konsideronin aleatë. Ndryshimi i madh lidhet me pozicionin e ri të Jupiterit, i cili që nga 16 maji më në fund nuk ju del më kundër. Gjatë gjysmës së dytë të muaji duhet të nënshkruani marrëveshje apo të nisni negociata. Në mes të muajit s’do të mungojnë lajmet e mira. Ky është momenti për të treguar se sa vleni në aspektin profesional.

Në dashuri ju duhet pak durim. Duket se së fundmi diçka nuk ka shkuar mirë. Ata që sapo janë ndarë, kanë gjetur  menjëherë një pasion të ri. Çiftet që duan njëri-tjetrin nuk kanë probleme, por po përballen me shumë ndërlikime. Njëri nga partnerët është më i përqendruar seç duhet në punë dhe po neglizhon tjetrin. Situata për beqarët është ende e dyshimtë, jo aq për shkak se nuk ka mundësi për t'u takuar, por sepse duket e vështirë për të bërë zgjedhje përfundimtare, si martesa apo bashkëjetesa. Qershori do të jetë më i mbarë në fushën e ndjenjave.

Nuk keni pushuar shumë që prej fillimit të vitit, ndaj tani ndiheni të lodhur nga shumë gjëra. Vëmendje maksimale të martën 9, të mërkurën 10, të hënën 15 dhe të martën 16. Përpiquni të bëni gjëra argëtuese, të nisni projekte që sjellin qetësi në jetën tuaj.

Horoskopi i muajit maj: PESHORJA dhe AKREPI

AKREPI: Dëshira për të luftuar rritet. Ju ndodh shpesh të kaloni periudha që karakterizohen nga padurimi dhe kjo do të jetë një e tillë. Ju heshtni shumë dhe pastaj kur flisni, shpërtheni duke gabuar pa dashje.  Për të shmangur ndonjëherë përballjen, i bëni keq vetes. Të rinjtë, të cilët në fillim të vitit e nisën me një projekt ose u përballën me një transferim, një ndryshim, tashmë janë gati të ndryshojnë sërish. Ulni më shumë tonet dhe reflektoni. Mund të hasni edhe disa probleme ekonomike, mbi të gjitha nëse ka kontrata në pritje që rrezikojnë të mos rikonfirmohen, ose nëse jeni në kërkim të më shumë të ardhurave. Tensione të larta në ambientin profesional në datat 24 dhe 26. Ditët e fundit të muajit ofrojnë një ngarkesë të madhe emocionale.

Në këtë periudhë, dashuria ka marrë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Shpresoj që zemrat e vetmuara të kenë pasur tashmë një takim të veçantë dhe mbi të gjitha ata që po përjetojnë një lloj konflikti pune dhe janë në dyshim për të ardhmen e tyre, të kenë pranë tyre një person pozitiv. Afërdita ju lejon të shijoni ndjesi të veçanta sidomos prej datës 7 maj. Të zhgënjyerit i nxit të zënë miqësi të reja, vetëm ta marrin shtruar. Akrepat janë të vështirë për t'u besuar, por duhet bërë një hap i vogël përpara.

Në 20 ditët e para të muajit, Mërkuri dhe Dielli është kundër jush. Njëfarë shqetësimi dominon jetën tuaj për momentin, madje do ta keni të vështirë edhe të flini. Datat 11 dhe 12 do të jenë shumë të vështira. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë me njerëzit që doni, ata janë ilaçi juaj.

Horoskopi i muajit maj: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskop