Astroliving / 3 Maj 2023, 12:35

Horoskopi i muajit maj: UJORI dhe PESHQIT

Horoskopi i muajit maj: UJORI dhe PESHQIT

Nga PAOLO FOX

UJORI: Ujorët urrejnë të jenë të mërzitur. Në mes të muajit, Jupiteri nis një kalim, i cili do t’ju shtyjë të dyshoni tek të gjitha marrëdhëniet që ju kanë krijuar probleme në të kaluarën, të çfarëdo natyre qofshin ato. Dëshira juaj më e madhe në fushën profesionale është të hiqni qafe gjithçka apo këdo rreth jush që është i padobishëm.  Diçka do të ndryshojë në pranverën e ardhshme, ndoshta edhe qëndrimi juaj ndaj një pune ose ndaj disa njerëzve. Do ta keni të vështirë t’u vini fre kërkesave tuaja, sidomos nëse keni dëshirë të ktheni gjithçka përmbys. Madje mund të shkëputeni nga një rol që keni luajtur prej vitesh, të vetëdijshëm se një lloj revolucioni është duke u zhvilluar dhe jeta juaj po ndryshon kryekëput. Shpirti juaj revolucionar dhe dëshira për ndryshim duhet të përballen me realitetin e ashpër, prandaj do të ishte më mirë të konsultoheni me një ekspert përpara se të ndërmerrni iniciativa të rëndësishme, sepse diçka mund të dalë jashtë kontrollit.

Marrëdhëniet që janë drejt fundit, gjatë gjysmës së dytë të majit, do të shkëputin gjithçka. Ju kujtoj gjithashtu se nga qershori, Venusi do të nisë një tranzit kritik që do të zgjatë deri në fillim të tetorit. Kjo nuk do të thotë se të gjitha historitë do të kalojnë në krizë, por që sipas të gjitha gjasave, do të jenë më të vështira për t'u menaxhuar; ndoshta dashuria nuk mungon, por ka shumë probleme dhe faktorë të jashtëm që ju mundojnë. Këto ditë pasioni do të jetë i zbehtë, por periudha do t’ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo në një marrëdhënie. Nëse keni qenë viktimë e një marrëdhënieje të paqartë ose jokreative për shumë vite, dëshira për t'u rebeluar do të jetë shumë e madhe. Nëse keni pasuri familjare , bëni çmos që t’i mbroni. Diçka nga e kaluara ka mbetur e pazgjidhur. Sqaroni gjithçka ka të bëjë me trashëgimitë. Nervozizmi dhe padurimi do të shkojnë krah për krah, por duhet të ruani qetësinë dhe të bëni kujdes nga tradhtitë.

Kalimi i ri i Jupiterit ju paralajmëron për zgjedhjet e bëra në mënyrë impulsive, nga nxitimi që mund të jetë dominues në datat 11, 12, 17 dhe 18. Mos ushtroni sporte të rrezikshme. Probleme me stomakun për shkak të tensioneve të akumuluara. Kujdes në datën 25.

Horoskopi i muajit maj: UJORI dhe PESHQIT

PESHQIT: Yjet e majit janë në anën tuaj, duke shtuar suksesin tuaj. Lëvizja e Jupiterit më datë 16 ka një ndikim më intrigues në qiellin tuaj. Tani mund të merrni frymë, pasi keni hyrë zyrtarisht në fazën e rikuperimit. Do të harroni ngadalë të shkuarën e trishtuar. Falë një miku apo kolegu që ju respekton do t’ju vijë një mundësi e mirë në mes të muajit. Datat 22 dhe 23 janë interesante. Kreativiteti është pika juaj e fortë. Do të keni mundësinë të përfundoni të gjitha nismat e ndërmarra në të kaluarën dhe të merrni pëlqimin e atyre që kanë rëndësi. Nëse keni ndonjë pakënaqësi, thjesht duhet të keni guximin ta përballoni. Aventura të reja në aspektin e profesional.  Është gjithashtu një moment interesant për studentët që duan të ndryshojnë degën e studimeve. Periudhë e lodhshme, por fitimprurëse.

Marrëdhëniet që kanë lindur këta muaj janë interesante. Venusi ka një pozicion të shkëlqyer që prej datës 7 dhe Jupiteri do t’ju mbrojë. Një qiell shumë i bukur jo vetëm për ata që duan të gjejnë dashurinë pas një periudhe të keqe, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Ky horoskop sjell fat jo vetëm për ata që janë në një lidhje të rëndësishme dhe kanë arritur të kalojnë muaj të vështirë, por edhe për ata që kanë disa kohë vetëm. Është e vërtetë që në dashuri nuk ka gjasa të jeni të kënaqur, por tani do ta keni më të lehtë të takoni njerëz të rinj dhe të zbuloni tek një miqësi një marrëdhënie që mund të shkojë përtej.  Tani për tani, ju duhet vetëm të kërkoni qetësi dhe ekuilibër, mos humbni kohë në diskutime të kota.

Pozicionimi i favorshëm i Jupiterit duhet shfrytëzuar. Yjet janë të shkëlqyera për të rifilluar aktivitetin fizik. Lëkura duhet pasur kujdes dhe mos harroni se pikat e dobëta të trupit tuaj sipas astrologjisë janë kyçet dhe këmbët. Shtatë ditët e fundit të muajit janë më interesante. Nëse ka diçka që nuk shkon, flisni! Ndonjëherë nga frika e shprehjes së emocioneve tuaja të vërteta, mbani gjithçka përbrenda dhe rrezikoni të nervozoheni.  

Horoskopi i muajit maj: UJORI dhe PESHQIT

Horoskop