Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
PËRBËRËSIT: 400 g fasule të kuqe, 1 qepë , 1 thelb hudhër, 5 lugë gjelle tërshërë, 2 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle salcë soje, 1 lugë gjelle mustardë, 2 lugë çaji spec i kuq i ëmbël, 1 lugë çaji kumin, pak spec i kuq djegës, kripë dhe vaj ulliri.
PËRGATITJA: Presim shumë hollë qepën dhe hudhrën dhe i kaurdisim në pak vaj ulliri në zjarr të ulët derisa të zbuten. Fasuleve i kullojmë lëngun e konservimit, por pa i shpëlarë dhe i shtypim me pirun. I hedhim në tas, shtojmë qepën e zbutur, tërshërën, miellin dhe të gjitha erëzat me rradhë. E punojmë shumë mirë brumin me dorë dhe e lëmë të pushojë për minimumi 1 orë. Sa më shumë ta lëmë të pushojë brumi, aq me i shijshëm bëhet. Hedhim pak vaj ulliri në një tigan dhe e ngrohim fort, vendosim qoftet dhe e ulim zjarrin në minimum, duhet të gatuhen 10 minuta nga secila anë, kështu që llogariteni vet. I shërbejmë me pak sallatë jeshile dhe vakti është i plotë!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...