
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Kjo recetë u përgatit nga Unëgatuaj.com
Një recetë shumë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë tepër e shijshme për ne shqiptarët të cilët jemi rritur me këtë gatim. Unë kam skuqur specat më vete dhe gjizën me hudhra më vete. Sigurisht mund edhe t'i bashkoni, varet nga preferencat e familjes suaj, por në këtë mënyrë secili merr sa speca të dojë dhe sa gjizë të dojë.
PËRBËRËSIT: 1 kg speca, 500 g gjizë, 4-5 thelpinj hudhër, vaj luledielli, majdanoz i freskët, kripë dhe pak qumësht
PËRGATITJA: Lajmë mirë specat dhe pa u hequr farat dhe bishtin (të plota siç janë) i skuqim në vaj luledielli nga të dyja anët. I lëmë mënjanë dhe i kriposim. Ulim zjarrin dhe në të njëjtin tigan, në yndyrën që ka mbetur, kaurdisim hudhrat e grira hollë për 1 minutë. Shtojmë gjizën, pak kripë dhe i përziejmë. Nëse gjiza është shumë e thatë, e hollojmë me pak qumësht. Shtojmë në fund edhe majdanozin e grirë hollë apo çdolloj erëze tjetër që preferoni. E shërbejmë duke vendosur në fillim në pjatë gjizën me hudhra dhe specat e skuqur sipër.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...