Modë / 10 Maj 2023, 16:41

Elegant dhe joshës, fustani i verdhë pastel është trendi më i ri i sezonit

Elegant dhe joshës, fustani i verdhë pastel është trendi

Jemi të sigurt se gjatë ditëve të fundit të pranverës jeni në kërkim të fustanit ideal për një darkë romantike apo një mbledhje me miqtë dhe si gjithnjë ne ju vijmë në ndihmë. Kësaj radhe duam t’ju prezantojmë ngjyrën më ‘IN”, të verdhën pastel. Ajo po kthehet në nuancën e sezonit dhe do t’ju bëjë të ngjani të sofistikuara dhe të ëmbla pa shumë përpjekje. Të verdhën pastel e pamë kudo fundjavën e shkuar pasi ishte ngjyra e përzgjedhur më së shumti nga të ftuarat në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles.

Shumë portale ndërkombëtare e quajtën atë “ngjyrën mbretërore” të vitit 2023. Kështu, mund t’ju themi me bindje se një fustan me këtë nuancë është perfekt për evente dhe ceremoni më zyrtare. Përgjatë kurorëzimit, të verdhën e pamë te veshja e mahnitshme e mbretëreshë Rania-s së Jordanisë si dhe te mbesa e Zonjës së Parë Jill Biden e cila kishte veshur një fustan me pelerinë nga “Markarian”.

Elegant dhe joshës, fustani i verdhë pastel është trendi

Elegant dhe joshës, fustani i verdhë pastel është trendi

Përveç tyre, motra e princeshës së Uellsit, Pippa Middleton zgjodhi të njëjtën nuancë duke u paraqitur me një fustan i cili e tregonte shumë elegante.

Elegant dhe joshës, fustani i verdhë pastel është trendi

Në vijim duam t’ju tregojmë disa ide fustanesh të cilat mund t'ju ndihmojnë të inspiroheni:

Horoskop