
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Kjo recetë u përgatit nga Unëgatuaj.com
Për një version më të lehtë, për skuqje mund të përdoret gjysmë vaj ulliri e gjysmë gjalpë dhe në fund kotoleta shoqërohet me lëng limoni të shtrydhur sipër. Ekzistojnë dy variante për përgatitjen e saj: mund të pregatitet me feta mishi të parrahura (në të cilat mishi qëndron i butë brenda) ose me feta mishi të rrahura e cila e bën me krokante. Një version tjetër i kotoletave, sidomos në ditët e nxehta, është t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.
PËRBËRËSIT: 4 fileto viçi, 100 g miell, 100 g bukë e tharë e grirë (galetë), 2 vezë, vaj ulliri, gjalpë dhe kripë.
PËRGATITJA: Për realizimin e kësaj pjaterrahim fillimisht filetot e viçit me rrahësen e mishit për t'i bërë më të holla. Më pas rrahim vezët në një enë dhe shtojmë në të galetën duke i përzier mirë derisa të formohet një masë homogjene. Filetot i marinojmë me kripë dhe vaj ulliri, i kalojmë në miell dhe më pas në vezë dhe galetë. Shkrijmë gjalpin në tigan dhe i vendosim për t'u skuqur nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I servirim kotoletat të ngrohta duke i shoqëruar me një racion patate furre ose të skuqura.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...