
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Dhimbjet e mëdha janë sa të njëtrajtshme aq edhe të paqëndrueshme në përjetim. Edhe përpjekjet më të mëdha për të mos e lënë veten në rrymën e vuajtjes, dështojnë. Edhe Ritës i ndodh, sado që, pjesën më të madhe të kohës ajo jeton në gëzimin e kujtimeve që ndërtoi e jetoi për 20 vite me partnerin e saj, Latifin që u nda nga jeta në 2020-n.
Guximtare me penën e saj, ajo rrëfeu për “S’e luan Topi” pengun më të madh që ka për njeriun që e deshi aq shumë. Pyetjese se çfarë mendon mbrëmjeve ndërkohë që pinpuro dhe whiskey vetëm, rituale që dikur i bënte me të, ajo u përgjigj se përpiqet t'i evitojë dhe kalon shumë kohë në punë në mënyrë që të shkojë direkt në shtrat.
A e ka vajtuar Rita, Laton e saj të dashur?
"Atë ditë u bëra shumë keq. Momentin kur e mora vesh, kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha pak. Isha në shok. Kur shkova në shpi, kam qarë. Kam qarë shumë. Kur ika në shtëpi iu thashë motrave që dua të rri vetëm.I vetmi peng që kam kam është kur e kam përcjellë te dera. Nuk e mbaj mend nëse jemi puthur para se të dilte nga shtëpia. Për këtë më vjen keq."-përfundoi ajo.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...