News / 14 Maj 2023, 15:34

Zgjedhjet vendore, këto janë problematikat më të shpeshta në të gjithë vendin sipas Ilirjan Celibashit

Zgjedhjet vendore, këto janë problematikat më të shpeshta

"Procesi i votimit në zgjedhjet vendore është duke ecur përgjithësisht i qetë."- kështu u shpreh kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, megjithëse renditi disa poblematika të raportuara në të gjithë vendin. Celibashi tha se është në dijeni të problemit me përdorimin e bojës matrikulluese që është raportuar se hiqet lehtësisht nga gishti. Po ashtu janë marë raportime për dy kuti të dëmtuara në Devoll.

Pjesë nga deklarata e tij

Në orët e para të mëngjesit kishim disa qendra votimi që nuk ishin me kuorim. Tashmë ka zero qendra votimi pa kuorum. Procesi është duke shkuar i qetë.

Kemi patur raportime për ndërprerje të shkurtra të energjisë në Fierzë dhe Shijak.

Kemi patur dy probleme për sasinë e fletëve të votimit të shpërndara në një qendër votimi në Peqin dhe në Fier.

Probleme me kutitë e votimit të dëmtuar në dy qendra votimi në Devoll.

Numri i zgjedhësve nga orët e para të mëngjesit llogaritet në 21%.

Kemi denoncime që lidhen me parregullsi të anëtarëve të qendrave të votimit.

Probleme të aksesimit në disa qendra të votimit nga persona me aftësi të kufizuar.

Kemi marrë shqetësime në lidhje me përdorimin e bojës matrikulluese.

Kemi patur shqetësime për votim në grup në Velipojë.

Kemi patur shqetësim për procesin e votimit elektronik në Elbasan.

Kemi një raportim nga media, që fletët e votimit në Tiranë janë me shenja.

Për të gjitha këto, dhe pjesa e bojës që sillet vazhdimisht në vëmendje, shpesh herë ka më shumë spekulim se të vërteta.

Në tërësi procesi i votimit është duke shkuar normalisht, është tejkaluar edhe problematika e identifikimit elektronik.

Horoskop