
(Video) Taylor Swift gëlltiti një insekt gjatë koncertit dhe momenti bëhet viral!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Albina dhe familja Kelmendi elektrizuan mbrëmjen e djeshme publikun evropian me këngën “Duje”, e cila përkundër renditjes në vendin e 22-të, mori vlerësim pozitiv nga kritika dhe përdoruesit e rrjeteve sociale. Reagime pati të shumta pati mbrëmë dhe sot pas përfundimit të natës finale të Eurovision-it dhe një i tillë nuk mungoi as nga artistja e mirënjohur, Aurela Gaçe.
Kjo e fundit e ka përkrahur që nga fillimi artisten nga Kosova dhe në një postim në Facebook shkruan se është shumë krenare për emocionet që ka dhënë dhe përkushtimin e madh që ka pasur përgjatë kësaj kohe.
“Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë. Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë. Une jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët. Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më së miri.
Jeta vazhdon. Karriera jote kam bindjen e plotë se do të jetë e madhe, e bukur dhe plot sukses, pasi ti e do muzikën me zemër, e ke në vena e kjo të ka sjellë e do të të sjelle shumë dashuri nga publiku, e kjo dashuri është fitorja më e madhe.”
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...