
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Lajmi se Meghan Markle nuk do të ishte pjesë e ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles bëri xhiron e rrjetit rreth 1 muaj më parë. Bashkëshorti i saj, duka e Suxess-it u paraqit i vetëm në festimet mbretërore duke ngritur shumë pikëpyetje. Në shumë portale diskutohej se Markle ishte në Kaliforni pasi ditëlindja e djalit të saj Archie-t ishte në të njëjtën ditë me ceremoninë. Ndërkohë shumë të tjerë aludonin se prej kohësh çifti dëshironte të ndahej. Thashethemet vazhduan të shtohen pasi javën e kaluar Meghan u shfaq e vetme në publik duke bërë xhiro përpara vilës ku jeton së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara. Ditën e sotme fansat duket se janë qetësuar pasi duka dhe dukesha bënë daljen e parë publike pas kurorëzimit. Çfarë u bëri të gjithëve përshtypje ishte fakti se ata dukeshin si një çift krejtësisht i zakonshëm që kishte dalëpër të ngrënë drekën e fundjavës.
Megan dhe Harry dukeshin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u shfaqën duke buzëqeshur teksa futeshin në një restorant për sushi në Santa Barbara. Sipas “TMZ”, fotot e tyre janë kapur ditën e premte dhe thuhet se nuk ishin vetëm. Sipas portalit të famshëm të showbiz-it, ata ishin të shoqëruar nga Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj Brad Falchuk, themeluesi i “Bumble”, Whitney Wolf Herd dhe Cameron Diaz me bashkëshortin Benji Madden.
Meghan i mahniti të gjithë me thjeshtësinë dhe stilin e saj. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër kaf me matieral sateni “Heidi Merrick”, një çantë të bardhë “Cesta Collective” dhe një palë të sheshta kafe “Hermes”. Ajo e kompletoi pamjen me vathë floriri dhe flokë të kapur bisht. Ndërkohë Harry dukej gjithashtu në formë shumë të mirë dhe dukej shumë elegant i veshur me pantallona të bardha, një bluzë të zezë dhe këpucë ngjyrë kafe.
Thuhet se pas ceremonisë, Harry u rikthye shumë shpejt te familja e tij dhe u përpoq të mos bëhet pjesë e asnjë lajmi me qendër dramat familjare. Largimi i tij i shpejtë besohet të ishte e lidhur me dëshirën për t'u kthyer në shtëpi për festën e 4 vjetorit të Archie-t. Ai qëndroi larg monarkëve të tjerë dhe nuk u shfaq as në ballkonin e pallatit “Buckingham”. Një burim i afërt me të tha për “Vanity Fair” se ai nuk u pa një asnjë moment duke folur me familjen dhe u shpreh: “Secili bën zgjedhjet e veta. Për të qenë i sinqertë, nuk u fol fare për Harry-n. Ai nuk ishte fare në fokus.” Kujtojmë se hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020, dy vite pas kurorëzimit të dashurisë së tyre. Ata nuk jetojnë më në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qenë protagonist të serialit “Harry & Meghan” në “Netflix” ku kanë ndarë rreth eksperiencave të tyre jetësore.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...