
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Jo çdo produkt që përdorim në përditshmëri ka një datë skandence. Ky fakt e bën të vështirë seleksionimin e gjërave që duhet të hidhen dhe atyre që mund të zgjasin edhe për pak kohë. Jemi të sigurt se për disa nga produktet e mëposhtme nuk ju kishte shkuar mendja kurrë.
Pasta e dhëmbëve
Mos e mbani një pastë dhëmbësh më shumë sesa 2 vjet. Dentisti Sean Tomalty thotë se pasta e dhëmbëve është diçka që njerëzit as që e çojnë nëpër mend se mund të skadojë. Pas dy vitesh ajo nuk është më efektive dhe përbërësit nisin të ndahen dhe të kristalizohen. Kur pasta nis të shpërbëhet dhe ju vazhdoni përdorimin, mund t’ju shkaktohen probleme të mëdha të shëndetit dental.
Furça e dhëmbëve
Duke qenë se furça e dhëmbëve nuk ka një datë skadence, shumë njerëz mendojnë se mund ta përdorin pa ndonjë afat të caktuar. Dentistët këshillojnë që furça të ndërrohet çdo katër muaj. Nëse keni kaluar një gjendje virale ose bakteriale, mund ta ndërroni edhe më shpejt pasi mikro organizmat vazhdojnë të qëndrojnë në të.
Erëzat
Erëzat e vjetra mund të shkaktojnë probleme me tretjen ndaj e mira është të mos i mbani më shumë se dy vite në kuzhinën tuaj. Pas kësaj periudhe ato e humbasin fuqinë e tyre dhe mund t’ju shkaktojnë probleme me stomakun dhe zorrët.
Ilaçet e syve
Kini kujdes dhe monitoroni ilaçet me pika për sytë përpara përdorimit. Ato mund t’i përdorni deri në 28 ditë pas hapjes. Nëse i mbani më gjatë rrezikoni të merrni infeksione bakteriale.
Shpëlarësit e gojës
Një tjetër produkt higjienik për të cilin njerëzit gjithnjë janë të interesuar të dinë është shpëlarësi i gojës. Ndryshe nga ç’mund të mendojmë, ai nuk skkaon brenda disa javësh ose muajsh, por mund të zgjasë për disa vite. Dentisti Sean Tomalty tregon: "Shpëlarësit e gojës zakonisht përmbajnë alkool dhe pas 2-3 vitesh ai e humbet funksionin e tij dhe nis të tretet.”
Kremi i diellit
Rregulli i përgjithshëm është se kremi i diellit zakonisht duhet hedhur pas 3 viteve përdorim, por diçka që duhet të merret parasysh është edhe koha që qëndron në raftin e një dyqani. Mjeku Daniel Atkinson këshillon që për këtë arsye kremi nuk duhet të përdoret për më shumë se dy vite.
Produktet e kujdesit të lëkurës
Kur këto produkte skadojnë mund të shkaktojnë infeksione, akne ose reaksione në lëkurë. Këshillohet që të zgjidhni gjithmonë versionin më të vogël të një serumi dhe ta përdorni vazhdimisht derisa të mbarojë. Në këtë mënyrë reduktoni mundësinë që ta përdorni më vonë kur produkti të ketë humbur efektivitetin e tij dhe të jetë bërë i dëmshëm. Shumica e produkteve për kujdesin e lëkurës duhet të hidhen 6-12 muaj pas hapjes.
Rimeli
Përdorimi i një rimeli të vjetër mund të jetë i dëmshëm për sytë. “Optometria”, një revistë mjekësore publikoi një studim ku shpjegohej se tre muaj pas hapjes së rimelit, përqindja e baktereve rritej deri ne 36.4%. Për të parandaluar infeksionet, ky produkt duhet të ndërrohet 1 herë në 3 muaj.
Jastëkët
Sa shpesh e ndërroni jastëkun tuaj? Nëse nuk merrni një të ri çdo dy vjet, atëherë nuk po ndiqni udhëzimet e rekomanduara. “Fondacioni Kombëtar i Gjumit” shpjegon se jastëkët thithin qelizat e vdekura të lëkurës, djersën dhe yndyrën e trupit. Të gjitha këto krijojnë një terren favorizues për insektet. Ato mund t’ju shkaktojnë alergji dhe irritim.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...