
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Është përcjellë për në banesën e fundit Jessica Malaj, 16-vjeçarja e cila u masakrua me thikë nga babai i saj, Taulant Malaj, më 7 maj. Ngjarja e cila shokoi opinionin publik italian dhe atë shqiptar, mori tjetër kthesë kur Tefta Malaj deklaroi se e bija ishte viktimë e dhunës mendore dhe seksuale nga babai i saj. Ajo deklaroi nga shtrati i spitalit ku gjendej e shtruar se e vërteta do të dilte në dritë. E veshur me të zeza dhe në karrocë me rrota, ajo u paraqit ditën e sotme në funeralin e saj e rrethuar nga familjarët, por edhe qindra njerëz që erdhën t'i jepnin përshëndetjen e fundit Jessica-s.
Don Renato Borrelli, famullitari i kishës "Divino Lavoratore di Torremaggiore" (Foggia) tha në predikimin e tij: "Dashuria për nënën tënde të shtyu ta mbroje me trupin tënd. E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit në atë gjest tënd. Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë." Sipas medieve italiane, në varrim kishte edhe nxënës nga shkollat e mesme klasike dhe shkencore të Torremaggiore-s.
"Ishte një vajzë e dashur, me shumë ëndrra dhe babai i saj i hoqi gëzimin" e jetës. Mungon e qeshura e saj kumbuese që ishte aq ngjitëse"- kujtojnë shokët e klasës. Në fund të varrimit, një kortezh i vogël i përbërë nga nxënës dhe miq të 16-vjeçares shoqëroi arkivolin përpara gjimnazit Fiani-Leccisotti ku edhe studionte viktima.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...