
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Xheli i aloe verës njihet ndër shekuj për vetitë e tij shëruese, por kohët e fundit nutricionistët kanë filluar të këshillojnë gjithashtu konsumin e tij në trajtë lëngu. Ndonëse era e kësaj bime mund të jetë pak e fortë, lëngu pasi i nënshtrohet disa proceseve të filtrimit e humbet atë, por vijon të ruajë vlerat e tij ushqyese të përqendruara.
Përfitimet shëndetësore të lëngut Aloe verës:
Konsumi i rregullt i lëngut të aloe verës mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak. Fibra e tretshme B-sitosterol shkrin molekulat e kolesterolit dhe ndihmon në nxjerrjen e tyre jashtë trupit. Duke rritur qarkullimin e gjakut, ky lëng mund të zvogëlojë sasinë e kolesterolit në gjakun tuaj dhe të parandalojë koagulimin e tij. Ky është një lajm i shkëlqyer për njerëzit me diabet, arteriosklerozë ose probleme të tjera që lidhen me zemrën.
Kur bëhet fjalë për detoksikimin, para së gjithash duhet të dini se këtë proces e bën mëlçia. Lëngu i aloe verës është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme pasiështë i pasur me fitonutrientë dhe është hidratues. Lëngu i aloe verësfalë vetive anti-mikrobike dhe antiinflamatore ndihmon gjithashtu në trajtimin e problemeve të shëndetit oral sepse nuk është as i sheqerosur dhe as acid.
Receta e lëngut të Aloe verës të përgatitur në shtëpi
Ju nevojiten 3 gota uji dhe 1 degë Aloe vera (e madhe). Pritni 1 gjethe të madhe nga bima juaj e aloes. Hiqni shtresën e jashtme dhe me ndihmën e një luge merrni të githë xhelin e brendshëm të bimës. KUJDES: Mos merrni lëngun qumështor që mund të dalë nga bima pasi ka veti të forta laksative. Vendoseni xhelin në një tas të vogël dhe nga ajo merrni 2 lugë gjelle xhel aloe. Shtoni ujë dhe përziejeni me blender për të paktën 3-5 minuta. Hidheni lëngun në një gotë dhe konsumojeni.
Ju mund të shtoni xhenxhefil ose limon për t’i shtuar shije ose mund ta konsumoni në gjendjen e tij natyrore, por të jeni të vetëdijshëm për efektin e tij laksativ.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...