News / 16 Maj 2023, 11:16

Feston për herë të parë ditën e nënës, Eleni Foureira ndan me të gjithë fotot e vogëlushit të saj

Feston për herë të parë ditën e nënës, Eleni

Eleni Foureira, ndryshe “Beyonce e Mesdheut” është një ndër këngëtaret dhe performueset më të suksesshme në Evropë. Kanë kaluar disa vite që nga pjesëmarrja e saj në konkursin e Eurovizion-it, ku ajo arriti të klasifikohet e dyta me këngën “Fuego” dhe hiti i saj vazhdon ende të dëgjohet. Që nga ajo kohë Foureira vazhdon të lançojë këngë të suksesshme festive të cilat janë pritur mjaft mirë nga audienca. Këngëtarja shqiptare ka festuar për herë të parë ditën e nënës dhe ditën e djeshme ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram-it” disa foto mjaft të këndshme. Në një nga postimet mund të shohim një tortë të lezetshme me mbishkrimin “Mamaja më e mirë” si dhe një tjetër ku ajo shtrëngon dorën e vogëlushit. Eleni ndau shpërndau edhe një postim të periudhës së shtatzënisë ku mund të themi se duket tejmase e kuruar.

Feston për herë të parë ditën e nënës, Eleni

Feston për herë të parë ditën e nënës, Eleni

Feston për herë të parë ditën e nënës, Eleni

Këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë me Alberto Botian në 7 shkurt të këtij viti dhe e bëri publik lajmin pasi postoi një foto ku ushqente djalin me gji në martenitet. Asaj kohe ajo shkroi: “Ti je arritja ime më e madhe. 23/02/07”.

Feston për herë të parë ditën e nënës, Eleni

Eleni ka rrëfyer më parë se e ka pasur të vështirë të mbetej shtatzënë. Gjatë një interviste ajo është shprehur:

“Gjithmonë kam dashur të jem nënë, thjesht e kam pasur shumë të vështirë. Kisha kohë që po përpiqesha, por ka qenë shumë ka qenë e vështirë, ashtu si për shumë gra të tjera. Mos hiqni dorë dhe mos u zhgënjeni. Kam luftuar për 1 vit e gjysmë dhe kam shkuar te shumë mjekë derisa më në fund fëmija im erdhi në jetë.”

Gjinekologu i saj i ftuar në emisionin “Happy Day” gjithashtu tregoi:"Eleni është një grua shumë e fortë mendërisht. Nuk u dorëzua për asnjë moment. Është shembull edhe për gratë e tjera që kanë patur dhe kanë probleme me shtatzëninë.”

Horoskop