Astroliving / 17 Maj 2023, 11:19

Hëna e Re po afron, zbuloni cilat do të jenë shenjat më me fat të zodiakut për ditën e sotme

Hëna e Re po afron, zbuloni cilat do të jenë shenjat më me

Fati do t’ju shoqërojë përgjatë ditës së sotme. Do të jeni të motivuar për të arritur çdo objektiv që mund t’i keni vendosur vetes qëllim. Kjo do të ndodhë pasi në ajër ka nisur të ndihet energjia e hënës së re të datës 19 maj, efektet e së cilës do të jenë përgjithësisht pozitive. Ky është momenti perfekt për të krijuar njohje të reja në aspektin romantik dhe të investoni për t’u stabilizuar financiarisht. Në vijim duam t’ju tregojmë tre shenjat e zodiakut të cilat do të kenë një ditë me fat dhe prosperitet:

BINJAKËT: Dita e sotme do të jetë e mbushur me pozitivitet dhe një shpërthim energjie. Disa nga ju kanë nisur të ndjejnë energjinë e Diellit teksa gradualisht shkëputet plotësisht nga shenja e Demit. Dalëngadalë ai do të futet në shenjën tuaj duke ju fuqizuar si kurrë më parë. Kini kujdes të mos tregoheni impulsivë dhe të ngadalësoni hapin. Mund të doni të ecni me një ritëm të shpejtë, pasi sot ju duket se mund të realizoni çdo gjë. Kështu, mund të përfundoni duke ulur cilësinë e punës dhe do t’ju duhet t’i riktheheni për një here të dytë. Sot do të jetë një ditë e mirë për ata që janë në një marrëdhënie romantike ose të martuar. Ju këshillojmë të ftoni partnerin/en tuaj në një takim, por sigurohuni të zgjidhni një vend të ri të cilin nuk e keni frekuentuar më parë. Tregohuni spontanë dhe romantikë. E vetmja gjë prej të cilës duhet t’i druheni është ndarja e shqetësimeve familiare me miqtë. Disa prej tyre mund të ndikohen nga efekti i Plutonit në Ujor dhe nuk do t’ju duken edhe aq mbështetës. Mos u shqetësoni pas nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Ata vazhdojnë të jenë aty për ju.

LUANI: Sot do të ndiheni më të qartë se kurrë. Ndonëse ka njerëz që nuk ju kuptojnë, mos i lejoni të ndikojnë negativisht në humorin tuaj. Në miqësi mund të vini re se dikush mund të jetë xheloz për ju dhe arritjet tuaja. Ata mund të jenë njerëz të afërt të cilët nuk dëshirojnë t’ju shohin duke ecur përpara. E rëndësishmja është se hëna e re do t’ju japë kthjelltësinë që ju ka munguar prej disa kohësh. Mund të keni një ide se kush janë personat në fjalë dhe cilat janë qëllimet e tyre. Ju jeni gjithnjë disa hapa para të tjerëve dhe këto gjëra nuk ju bëjnë aspak përshtypje. Përqendrohuni te vetja dhe njerëzit e besuar, pasi situata në thelb nuk është aq problematike sa duket. Krahasimi dhe pasiguritë janë pjesë e natyrës njerëzore. Gjatë ditës së sotme do të jeni në qendër të vëmendjes. Jeni të pamposhtur dhe asnjë problem që mund të dalë përgjatë ditës nuk do të ketë efekt te ju. Me Marsin i cili dalëngadalë po futet në shenjën tuaj, prisni favorizime kozmike. Qëndroni të qetë dhe vazhdoni përpara.

UJORI: Me Plutonin në shenjën tuaj, mund të themi se këta nuk kanë qenë muajt më të mirë për ju të dashur Ujorë. Sot do të vini re se energjia planetare është në anën tuaj dhe do mund të ndjeni përbrenda fuqinë që zotëroni. Në aspketin e karrierës priten ndryshime të mëdha. Mund të merrni lajmin se jeni pranuar në një pozicion pune që ëndërronit prej kohësh ose do të merrni një promocion. Disa prej jush sapo i kanë shpëtuar plotësisht efektit të Saturnit shkatërrues dhe karmik, ndaj ditët e ardhshme do të jenë më pozitive dhe optimiste. Keni kohë që ndiheni të demoralizuar pasi influenca e këtij planeti është agresiv dhe i pafalshëm. Ujorët me ashendete ose “stellium” në Bricjap ose Luan do t’u duhet të përballojë edhe disa vështirësi të fundit përpara se rruga e suksesit të hapet plotësisht. Sot do të jeni qendra e universit tuaj personal dhe gjithçka rrotullohet rreth jush. Ky protagonizëm do t’ju pëlqejë pasi keni kohë që nuk ndiheni në më të mirën tuaj. Njerëzit tuaj të afërt do të tregojnë mbështetjen e tyre, ndaj kini vëmendjen dhe tregoni mirënjohen tuaj. Keni pranë miq të vërtetë.

Horoskop