
(Video) Taylor Swift gëlltiti një insekt gjatë koncertit dhe momenti bëhet viral!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Gramsh, ku humbi jetën një 15-vjeçar, ka tronditur opinionin publik jo vetëm në qytetin e vogël juglindor, por në të gjithë Shqipërisë. Fation Bici, u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatarët e tij, plagë e cila rezultoi fatale për të miturin i cili ndërroi jetë vetëm disa orë pas në spital. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe shkolla 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku adoleshenti studionte.
Përmes një postimi në Facebook, të tronditur nga kjo ngjarje, stafi i shkollës shprehet se Fationi u ndodh rastësisht aty dhe se u përpoq që të ndante djemtë që po konfliktoheshin pas një sherri që kishte nisur në rrjete sociale, por ishte kushëriri i tij, ku ishte i përfshirë kushëriri i tij, Marko Liçi. Më tej shkolla sqaron se para se Fationi të largohej nga ambientet e shkollë ishte interesuar për motrën e tij të vogël në klasën e 6, nëse ajo ishte larguar për në shtëpi apo jo.
Postimi i plotë
Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël ,nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes, në mes të ditës, moshatarë të tij, nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize, konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale dhe konflikti kthehet në tragjedi. Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij. Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës…
Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehtë,o engjëll!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...