
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Për më shumë se 70 vjet, Festivali i Filmit në Kanë ka qenë një nga ngjarjet më mediake dhe të rëndësishme të botës së kinematografisë botërore. Ai ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të zgjasë deri në 17 maj. Filmi hapës i këtij viti është drama franceze “Jeanne du Barry”, që është cilësuar si rikthimi i fuqishëm i Johnny Depp pas gjyqit mediatik me Amber Heard. Në film, Depp luan rolin e mbretit Luigji i XV-të dhe është hera e parë që aktori do të flasë plotësisht frëngjisht në një projekt. Paraqitja e tij në festival nuk u prit mirë nga një pjesë e audiencës e cila është ende e tronditur nga akuzat për abuzim fizik nga ish-bashkëshortja e tij. Regjisori dhe drejtuesi i festivalit, Thierry Frémaux dha një deklaratë publike rreth akuzave në fjalë duke u shprehur: “Nuk ia kam idenë çfarë imazhi ka Johnny Depp në Shtetet e Bashkuara. T'ju them të vërtetën, në jetën time ndjek vetëm një rregull, lirinë e të menduarit, të fjalës e veprimit brenda një kuadri ligjor. Nëse Johnny nuk do të ishte lejuar në film, ose filmi nuk do të pranohej, nuk do të ishim këtu duke folur për të. Unë jam personi i fundit që mund të diskutoj për këtë temë. Nëse ka një person në këtë botë që nuk ka pasur interesin më të vogël në gjyqin e përfolur, jam unë. Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Më intereson vetëm Johnny Depp si aktor.”
Ndërkohë fansa të shumtë të aktorit të famshëm ishin të lumtur teksa e shihnin në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Pas premierës, ‘Variety’ raporton se aktori u emocionua pasi të pranishmit shpërthyen në brohoritje të zgjatura për performancën e tij në film. Ndërkohë, aktori Michael Douglas fitoi “Palmën e Artë”, çmimin më prestigjoz të festivalit. Ai u paraqit me bashkëshorten Catherine Zeta-Jones dhe vajzën Carys Zeta Douglas. Sipas portaleve dhe të ftuarve Douglas ishte shumë i emocionuar teksa u ngjit për të pranuar çmimin dhe publiku shpërtheu në duartrokitje.
Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Mads Mikkelsen, Phoebe Waller-Bridge, Tom Hanks, Scarlett Johansson, Margot Robbie, Edward Norton, Maya Hawke dhe shumë të tjerë ishin gjithashtu të pranishëm.
Në vijim duam të ndajmë me ju disa prej veshjeve të të ftuarve:
Brie Larson
Elle Fanning
Catherine Zeta-Jones
Naomi Campbell
Uma Thurman
Helen Mirren
Alessandra Ambrosio
Cindy Bruna
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...