News / 17 Maj 2023, 16:01

E paskan bërë zgjedhjen e tyre, Meghan dhe Harry duan këtë njeri të familjes gjithmonë me ta

E paskan bërë zgjedhjen e tyre, Meghan dhe Harry duan këtë

Duka dhe dukesha e Suxess-it më në fund bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike pas ceremonisë së datës 6 maj që u ndoq nga e gjithë bota. Të gjithë ishim sy e veshë për të kuptuar se ç’po ndodh me një ndër çiftet më të përfolura të momentit si dhe të mësojmë më shumë rreth dramave të pafundme mbretërore. Kujtojmë se këtë të hënë pamë edhe fotot e para të Markle dhe Harry-t pas ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles. Përshtypje na bëri fakti se restoranti i përzgjedhur ka sushi shumë ekonomikë në çmim sipas portaleve botërore. Veshjet e dyshes simpatike ishin po ashtu të thjeshta dhe dukej se po e shijonin kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit pasi ishin të qeshur dhe nuk i shmangeshin fotografëve të shumtë. Natën e djeshme, Megan dhe princi Harry tërhoqën sërish vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale pasi u paraqitën në “Ms. Foundation Women of Vision Awards: Celebrating Generations of Progress & Power” në qytetin e Nju Jorkut.

E paskan bërë zgjedhjen e tyre, Meghan dhe Harry duan këtë

Megan ishte një ndër katër të ftuarat e nderit e cila fitoi edhe çmimin “Women of Wisdom” për përpjekjet e saj për fuqizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Gjatë momentit të pranimit të çmimit ajo u shpreh:

"Unë jam një grua që frymëzohem shumë nga kjo organizatë. Ajo më lejoi të kuptoja se një nga qëllimet më të mëdha në jetë është të ngre zërin për ata që ndihen të pa dëgjuar, t’u bëj ballë padrejtësive dhe të mos kem frikë të them atë që mendoj në të vërtetë. Në sajë të këtij themeli që kemi ndërtuar, shumë prej të rinjve kanë më shumë vetëbesim dhe për ta janë hapur mundësi të pafundme pavarësisht racës, gjinisë, orientimit seksual, paaftësisë dhe moshës. Kjo është shumë frymëzuese…Asnjëherë nuk është vonë për të filluar. Ju mund të jeni vizionari i jetës suaj. Ka ende shumë punë për të bërë."

E paskan bërë zgjedhjen e tyre, Meghan dhe Harry duan këtë

Sa i përket zgjedhjes së gardërobës, Meghan dukej e magjishme dhe kishte bërë kombinimin perfekt mes stilit të dukeshës dhe atij hollivudian. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë ari ngjitur pas trupit nga Joanna Ortiz i cili ia tregonte shumë bukur siluetën. Dukesha e kombinoi fustanin me një çantë të "Carolina Herrera", taka "Tom Ford" dhe i kishte stiluar flokët me valëzime të stilit të aktoreve ikonike të kinematografisë. Ndonëse ajo ishte ylli i mbrëmjes dhe mori vëmendjen kryesore, Harry dukej po ashtu shumë i pashëm i veshur me një kostum, këmishë të bardhë dhe kravatë bojëqielli me motive. Në fotografi çifti dukej i buzëqeshur dhe Marklee shikonte bashkëshortin tërë adhurim.  

E paskan bërë zgjedhjen e tyre, Meghan dhe Harry duan këtë

Që kur lanë rolet e tyre mbretërore në vitin 2020, Harry dhe Meghan, të cilët tani jetojnë në Kaliforni dhe kanë themeluar fondacionin “Archewell”. Edhe në fillim të këtij muaji, çifti u takua me adoleshentë për të diskutuar rreth problematikave të shëndetit emocional.  

 

 

Horoskop