News / 17 Maj 2023, 16:46

A matet dashuria nga një "follow" në "Instagram", Gerta Gixhari ka "një arsye" përse nuk e ndjek Oltën

A matet dashuria nga një "follow" në "Instagram",

Gazetarja Gerta Gixhari ka qenë prej disa kohësh në qendër të vëmendjes së gjithë audiencës. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo u ka kthyer përgjigje pyetjeve që shumë fansa kureshtare kishin sa i përket arsyes përse nuk ndiqet me Oltën në rrjete sociale si dhe mundësisë së pjesëmarrjes në një format si "Big Brother Albania VIP”.  

Aulona Musta: Do e shikoje si alternativë “Big Brother-in”?

Gerta Gixhari: Kërkesën për t’u futur në “Big Brother” e kam pasur që te BBVIP 1. Hezitova shumë dhe jo për shkak të dëshires sime. Dëshira për të marrë pjesë ishte shumë e madhe, ngaqë jam një natyrë që më pëlqejnë sfidat, më pëlqen të rrezikoj si natyrë. Pse jo mos ta provoja dhe dua thjesht të sfidoj veten për të kuptuar që mund t’ja dal dhe në këtë sfidë kaq të vështirë sepse mendoj seriozisht se një nga sfidat më të vështira është pjesëmarrja në “Big Brother”. Jam tërhequr ndoshta dhe për shkak të familjarëve, të ndikimit nga jashtë, gjithmonë duke menduar pak edhe komentet, opinionin dhe të gjitha këto. Unë jetën time nuk është se e kam zbuluar shumë, e kam mbajtur të mbërthyer dhe vazhdoj ta mbaj ende. Dihet e përgjithshmja për mua. Unë kam kaluar një jetë goxha sfiduese. Do doja që shumë gjëra t’i mbaja rezervë dhe pjesëmarrrja te “Big Brother” bën që të jesh e ekspozuar rreth çdo gjëje që ka ndodhur në jetën tënde…Prandaj unë kam hezituar te BBVIP 1. Dhe në BBVIP2 pata kërkesë për të hyrë, por meqenëse ishte Olta, ia lashë asaj radhën.

Aulona Musta: Kur do bëhesh “follow” prapë me Oltën në “Instagram”?

Gerta Gixhari: Ka vite që ne nuk jemi "follow". Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi "follow" do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet.

Aulona Musta: Të ka falenderuar ajo për gjithë mbrojtjen dhe punën që ke bërë jashtë se ti ke pasur punë më të vështirë se ajo aty brenda.

Gerta Gixhari: Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin, aprovimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo.

Aulona Musta: Po ndonjë kritikë që i bëre?

Gerta Gixhari: Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. A e di pse? Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, shumë pozitive. Të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë.

 

 

Horoskop