Mirëqenie / 18 Maj 2023, 10:23

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet që ato sjellin për organizmin

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet

Nga: Denada Nako

Ditë pas dite mund e gjejmë veten të lodhur e të ngarkuar me punë, shkollë dhe evente të ndryshme sociale. Kështu sa herë vjen dreka ose darka, e vetmja gjë që duam të bëjmë është të ushqehemi sa më shpejt e të shtrihemi për t'u çlodhur. Në fakt, të gjithë e dimë se kjo mënyrë e të ngrënit është e gabuar. Çdo gjë në jetë është reciproke, kështu që edhe përgjigjia e organizmit ndaj trajtimit që i bëjmë, është po ashtu e atillë. Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit, kur konsumojmë ushqime të pashëndetshme dhe cilat janë ato? Te ushqimet e pashëndetshme mund të përfshijmë ushqime si "Fast Food" dhe gjërat që blejmë në dyqan. Zakonisht ato janë të gatuara në mënyrë të shpejtë, në kushte paraprake (të ambalazhuara), kanë kalori të larta (sheqerna dhe yndyrna) dhe përmbajtje të ulët vitaminash, fibrash, proteinash e mineralesh.

Në vijim duam, t’ju paraqesim 10 arsye përse këto lloj ushqimesh janë të dëmshme për organizmin tonë:

Ndikojnë në problemet e tretjes

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Individët të cilët konsumojnë "Fast Food-e" dhe gjëra dyqani janë më të predispozuar të kenë probleme me tretjen dhe rrjedhimisht mund të vuajnë nga Sëmundjen e Refluksit Gastroezofageal (GERD) ose Sindroma e Zorrës së Irrituar (IBS). Kjo ndodh sepse ato janë shumë të skuqura dhe pikante. Duke u depozituar në stomak, vaji i tepërt dhe salcat e ndryshme bëjnë që aciditeti të arrijë vlera të larta e të papërballueshme për mukozën e tij.

Shkaktojnë probleme me balancimin e niveleve të sheqerit në gjak

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Ky lloj ushqimi ka nivele shumë të lartë të karbohidrateve. Kështu, pankreasi sforcohet dhe detyrohet të prodhojë insulinë në nivele stresante. Më vonë, pasi ushqimi është tretur dhe niveli i sheqerit ka rënë në gjak, organizmi nuk ndihet i ngopur pasi nuk kemi marrë proteina. Si rrjedhim nis të kërkojë më tepër ushqime të ngjashme.

Rrisin rrezikshmërinë e sëmundjeve kardiovaskulare

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Këto lloj ushqimesh zakonisht kanë përmbajtje shumë të lartë yndyrnash dhe ndikojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve. Kështu, rreziku për sëmundjet kardiovaskulare rritet.

Shkaktojnë obezitet

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Duke qenë se ushqimet “Fast Food” dhe gjërat e dyqanit përmbajnë sasi të larta yndyrnash dhe karbohidratesh, ato disbalancojnë organizmin. Kjo bën që me kalimin e kohës të shtojmë peshë dhe të shkojmë drejt obezitetit.

Ndikojnë në mosfunksionimin e trurit

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Kërkimet kanë treguar se acidet yndyrore të pashëndetshme tentojnë të zëvendësojnë acidet yndyrore të shëndetshme të trurit, duke bërë që mekanizmat e funksionit të tij të ndryshojnë. Në këtë mënyrë, aftësia e përqendrimit dhe të mësuarit gjëra të reja ulet.

Mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Sasia e lartë e yndyrnave të pashëndetshme dhe kripës, bëjnë që të rritet presioni i gjakut dhe kjo ndikon drejtërdrejtë në funksionimin e veshkave.

Mund të dëmtojnë mëlçinë

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Nivelet e larta të yndyrnave të këqija mund të depozitohen në mëlçi dhe të shkaktojnë probleme me funksionimin e saj.

Mund të rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Disbalancimi i karbohidrateve shkakton çrregullim të prodhimit të insulinës. Si pasojë e uljes së prodhimit të insulinës nga pankreasi, rritet rreziku i diabetit.

Rrisin rrezikun e kancerit

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet
Sasia e lartë e yndyrnave dhe karbohidrateve bëjnë që të rritet rreziku për kancer të prostates ose kancerit kolonorektal.

Shkaktojnë depresion, lodhje dhe ulje të përqëndrimit

Tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme, zbuloni rreziqet

Kjo ndodh përgjithësisht te moshat e reja të cilat konsumojnë ushqime me vlera ushqyese të ulëta, sidomos në proteina. Kështu individët nisin të përjetojnë lodhje të madhe dhe gradualisht nis disbalancimi i sheqernave. Kjo ndikon në mosfurnizimin e mirë të trurit me gjak dhe sjell ulje të përqendrimit dhe depresion.

Si mund ta parandalojmë konsumimin e këtyre ushqime?

1. Mundohuni të menaxhoni stresin me anë të aktivitetit fizik si meditimi dhe ecjet në natyrë. Këto metoda ju ndihmojnë me uljen e niveleve të stresit dhe rrjedhimisht të konsumimit të ushqimeve të pashëndetshme.
2. Konsumoni më tepër proteina. Në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur gjatë ditës dhe nuk do të kërkoni "shpëtim" te ushqimet “Fast Food” dhe gjërat e dyqanit.
3. Pini sa më shumë ujë, lëngje frutash dhe çaj gjatë ditës. Jo vetëm që do të ndiheni më të hidratuar, por edhe më energjikë.
4. Mundohuni të hani vakte të rregullta çdo ditë. Kjo do të përmirësojë regjimin, duke bërë që organizmi të ndihet i ngopur me ushqime që kanë vlera ushqyese.
5. Konsumoni vakte të ndërmjetme.
6. Merrni në shkollë ose punë ushqime të përgatitura në shtëpi.
7. Shmangni ushqimet dhe pijet që mund t’ju hapin oreksin. Antipastat, aperitivët, disa lloje frutash të thata dhe kafeja, do t’ju bëjnë të kërkoni ushqim shtesë.
8. Përpiquni të largoni mendimet për të konsumuar këto lloj ushqimesh. Për shumë njerëz “Fast Food-et” dhe ushqimet e dyqanit kanë një shije të pakrahasueshme dhe nuk i rezistojnë dot "mollës së ndaluar".
9. Konsumoni sa më shumë fruta të stinës. Ato përmbajnë vitamina, fibra dhe minerale, të cilat janë të nevojshme për organizmin. Kështu do të ulni urinë në vaktet shtesë të ditës.
10. Mendoni pozitivisht. Mendimet pozitive për ju dhe jetën tuaj do t'ju bëjnë të ulni nivelet e stresit dhe të mos ju shkojë mendja për ushqime të pashëndetshme, të cilat zakonisht i konsumoni për të "harruar" periudhat e ngarkuara psikologjikisht.

NE JEMI TË PARËT QË DUHET TË KUJDESEMI PËR VETEN.

 

 

Horoskop