
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Këtë të mërkurë, guvernatori i Montanës, Greg Gianforte ka nënshkruar projekt-ligjin i cili ndalon përdorimin “TikTok-ut”. Që muajin e kaluar, ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë votash e miratuan projektligjin e njohur si SB419, duke e dërguar atë në tryezën e Gianforte-s. Ai dha deklaratën se po ndalon aplikacionin e preferuar të gjeneratës Z për të mbrojtur të dhënat personale të Montanës, duke u bërë kështu shteti i parë që ka marrë këtë hap në Shtetet e Bashkuara.
Gianforte u shpreh: “Partia Komuniste Kineze përdor “TikTok-un” për të spiunuar amerikanët, për të shkelur privatësinë e tyre dhe për të mbledhur informacione. Kjo gjë është e dokumentuar. Sot, Montana ndërmerr veprimin vendimtar për të mbrojtur të dhënat personale dhe informacionet sensitive nga Partia Komuniste Kineze."
Projekt-ligji, i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit që vjen, parashikon një gjobë prej 10,000 dollarësh në ditë për shkelësit, duke përfshirë edhe dyqanet e aplikacioneve. Brooke Oberwetter, një zëdhënës për “TikTok-un” ka dhënë gjithashtu një deklaratë publike për “CNN” ku shpjegoi se platforma do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e përdoruesve të saj në këtë shtet.
“Guvernatori Gianforte ka nënshkruar një projekt-ligj që cenon të drejtat e Amendamentit të Parë të banorëve të Montanës duke ndaluar në mënyrë të paligjshme “TikTok-un”, një platformë që fuqizon qindra mijëra njerëz në të gjithë shtetin. Ne duam të sigurojmë banorët e Montanës se ata mund të vazhdojnë të përdorin këtë aplikacion për të shprehur mendimin e tyre, për ta përdorur si mjet për të jetuar dhe për t’u ndjerë pjesë e një komuniteti, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve tanë brenda dhe jashtë Montanës."
Vendimi tërhoqi gjithashtu vëmendjen e Keegan Medranonga nga “American Civil Liberties Union” i cili u shpreh: “Me këtë ndalim, Guvernatori Gianforte po ndalon të drejtën e lirisë së fjalës së mijëra banorëve të Montanës që përdorin aplikacionin për t'u shprehur, për të mbledhur informacione dhe për të drejtuar bizneset e tyre. Ne kurrë nuk do t'i shkelim të drejtat e Amendamentit të Parë."
Këto masa vijnë pas lajmeve që qarkulluan se aplikacioni është në pronësi të kompanisë “ByteDance” me bazë në Kinë. Që nga marsi i këtij viti, “TikTok-u” ka kaluar një periudhë kaotike pasi është akuzuar se po përdor informacionet e përdoruesve me qëllim spiunazhin. Megjitatë deri tani nuk ka asnjë provë që qeveria kineze të ketë aksesuar ndonjëherë informacionet e shtetasve me bazë në SHBA. Për këtë problematikë asaj kohe shefi ekzekutiv i “TikTok-ut”, Shou Zi Chew doli përpara kongresit amerikan duke marrë në dorë frerët e kompanisë. CEO e quajti mbrojtjen e sigurisë dhe privatësisë së përdoruesve si një nga prioritetet kryesore të kompanisë dhe tha se të dhënat e përdoruesve amerikanë do të ruhen "në tokën amerikane, nga një kompani amerikane, e mbikëqyrur nga personeli amerikan". Ai gjithashtu deklaroi se TikTok do të sigurojë që "të mbetet një platformë për shprehje të lirë dhe se nuk mund të manipulohet nga asnjë qeveri".
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...