
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Prej tre ditësh pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është e përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat u kanë marrë jetën të paktën 9 personave. Rreth 10.000 persona janë evakuar deri më tani, e një pjesë e tyre u desh të shpëtoheshin nga çatitë e shtëpive me helikopterë. Autoritetet thonë thënë se 14 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, dhe kanë vërshuar në 23 qyteza.
Kryebashkiaku i Ravenna-s, Michele de Pascale, u shpreh i tronditur duke thënë se qyteti tani është “i tjetërsuar”, ndërsa pamjet dramatike të momentit kur vërshimi i ujërave shkul asfaltin e rrugëve dhe pemëve kanë bërë xhiron e rrjetit.
Situata e rënduar meteorologjike solli dhe anulimin e garës së Formula 1 Grand Prix e planifikuar të mbahej këtë fundjave pikërisht në Emilia-Romagna. Në diskutimet e fundit të autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola, është vendosur që eventi të mos zhvillohet. Kryeministrja Giorgia Meloni, zhvilloi një takim urgjent me ekipin e krizave dhe më pas i ka falënderuar punonjësit që kanë rrezikuar dhe jetët e tyre për të shpëtuar të prekurit nga moti i keq.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...