
(Video) Taylor Swift gëlltiti një insekt gjatë koncertit dhe momenti bëhet viral!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme ka pësuar ndryshime drastike. Këtë mund ta shohim fare mirë te rritja e konsiderueshme e çmimeve për blerjen e një shtëpie. Për shumë njerëz ky realitet është kthyer në një sfidë të vërtetë. Kështu, do të habiteni kur t’ju tregojmë për historinë e Rubia Daniels e cila ka blerë 3 shtëpi për 3 euro. Ajo është një grua braziliane e cila ka jetuar në Kaliforni prej prej 30 vitesh. Sipas “Insider”, në vitin 2019 Rubia dëgjoi një lajm se Italia po pëpiqej të popullonte zonat ruruale duke ofruar shtëpi të rrënuara për 1 euro. Duke qenë se kjo i dukej e pabesueshme dhe shumë e bukur për të qenë e vërtetë, Daniels mori vendimin për t’u nisur në Itali për të zbuluar nëse kjo ishte e mundur.
Gjatë një interviste ajo u shpreh: “Isha shumë e habitur. Është një nga ato gjëra që duhet ta shihni për t'u siguruar që është e vërtetë. Nisa të bëj një studim të hollësishëm dhe brenda 3 ditësh preva biletën, i hipa avionit, prenotova makinën me qira dhe hotelin ku do të qëndroja dhe u nisa. As që e mendova dy herë. M’u duk një mundësi fantastike.”
Kështu, në korrik të po atij viti, Rubia iu drejtua qytezës sicilane, Mussomeli dhe përgjatë udhëtimit 10 ditor, bleu 3 shtëpi të cilat në total kushtuan vetëm 3 euro. Mussomeli i kujtonte vendin ku kishte kaluar fëmijërinë, ndaj i hyri shumë në zemër.
“Njerëzit ishin tejmase mirëpritës dhe të gjithë donin të pinin një kafe me mua. Agjentët përgjegjës për shitjen e shtëpisë më përqafonin si të isha motra e tyre. Ata qëndruan me mua në çdo hap të procesit dhe ishin shumë ndihmues,"-tha ajo.
Rubia tregoi se që pasi bleu shtëpitë ka nisur punën për rikonstruktimin e tyre, në mënyrë që të bëhen sërish të banueshme. Gjatë këtij procesi të vështirë por edhe emocionues, ajo hasi disa vështirësi pasi pandemia i pezulloi planet. Tani ka rifilluar sërish punimet dhe ka përfunduar pjesën e jashtme të dy prej shtëpive.
"Ne duhet të ndalojmë së ndërtuari dhe të fillojmë të rimodelojmë shtëpitë ekzistuese,"-tha ajo pasi kjo sjell përfitime të mëdha mjedisore. Rubia shpjegoi se nuk ka në plan të zhvendoset, por ka ide specifike për secilën prej shtëpive. Një ndër to është edhe ardhja në ndihmë e disa prej italianëve me të cilët është miqësuar përgjatë kësaj eksperience.
“Njërën prej tyre dëshiroj ta kthej në një galeri arti. Te e dyta edhe mund të qëndroj, ku i dihet. Për shtëpinë e tretë kam një projekt të madh pasi dua ta kthej në një qendër për shëdetin dhe mirëqenien në mënyrë që të ndihmoj komunitetin,”-tregoi ajo.
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...