
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Lajmet e ditëve të fundit në Shqipëri, fatkeqësisht kanë pasur si kryefjalë vrasjen. Vetëm dy ditë më parë në fshatin Bradashesh të Elbanasit, një 58 vjeçar vrau me sëpatë kunatën e tij 44 vjeç. Kjo ngjarje e rëndë së bashku me të tjera për të cilat kemi lexuar muajt e fundit, kanë revoltuar opinion publik. Turjan Hyska ka reaguar së fundmi me anë të një statusi ironik në platformën “Facebook” ku u bëri thirrje të gjithë burrave "të vazhdojnë" me këto krime makabre.
Ai shkroi:
Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sëpatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!
T’i vrasim se nuk na bëjnë gjellën!
T’i vrasim se nuk na hapin telefonin!
T’i vrasim se nuk na duan!
T’i vrasim se na tradhëtojnë!
T’i vrasim se s’kapim dot dashnore!
T’i vrasim se i tradhëtojmë!
T’i vrasim se i vijnë ato!
T’i vrasim se s’na duan mamanë!
T’i vrasim se nuk i duam mamanë!
T’i vrasim se janë të bukura!
T’i vrasim se kanë celulit!
T’i vrasim se jemi bërë barkderra!
T’i vrasim se fitoi PS!
T’i vrasim se fitoi PD!
T’i vrasim se jemi të shpifur pa to!
T’i vrasim se punojnë më shumë se ne!
T’i vrasim për qejf!
T’i vrasim se s’kemi by*hë të pranojmë se pa
to, jemi hiç!
T’i vrasim se s’dimë ç’duam!
T’i vrasim, të biem rehat, të mbajmë njëri-tjetrin fort! Hajde burra, çohuni burraaaaa!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...