
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Një jam i mirë për të gjitha çiftet që mezi presin të bëhen me fëmijë, duke filluar nga muaji shtator procedura e fertilizimit in vitro do të ofrohet edhe në maternitetet publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar investimin më të ri në spitalin universitar obstetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku po realizohet Qendra e riprodhimit të asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri. Sipas ministres, investimi pritet të përfundojë shpejt, në mënyrë që në muajin shtator të nisë edhe ofrimi i këtij shërbimi.
“Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej strukturave tona që do ta realizojë i pari këtë program. Një program, i cili më pas do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po sigurisht na nevojitet që jo vetëm të kemi infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, por të kemi edhe stafin, i cili kërkon një specializim dhe kërkon një trajnim dhe edukim në vazhdim përsa i përket këtyre teknikave, të cilat ne duam që t’i realizojmë në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe më pas të vijojmë dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”- tha ministrja Manastirliu teksa ka ndjekur nga afër investimet që po bëhen në këtë spital.
Riprodhimi i asistuar do të garantohet falas, sipas një projeksioni duke filluar nga 100 raste në vit.
“Jemi të fokusuar për të rritur tanimë edhe stafin, ndërkohë që kemi shtuar stafin me dy biologë. Kemi mundësi të vazhdojmë trajnimin dhe përsa i përket obstetër-gjinekologëve dhe anestezistëve edhe infermierët që do të punojnë gjithashtu në këtë qendër dhe do të kemi mundësinë që të fillojmë me 100 raste në vitin e parë dhe më pas të rrisim edhe numrin e rasteve, ashtu sikurse ne duam dhe e kemi të projektuar. Ky do të jetë një investim, i cili do të vijojë sepse ne mbështetjen përsa i përket edhe terapive të cilat realizohen në vijim të kësaj procedure, do të financohen nga buxheti i shtetit”- tha ministrja Manastirliu.
Ministrja Ogerta Manastirliu në përfundim të fjalës përmendi programin e autonomisë spitalore për Maternitetin “ Koço Gliozheni”, kur tha se “jam besimplotë që edhe ky spital do të ecië me ritme më të shpejta edhe me autonominë menaxheriale, që më pas ‘ti hapim rrugën dhe autonomisë financiare të spitalit.
Pas investimit në bllokun operator në Maternitetin “Koço Gliozheni” po vijon puna për rikonstruksionin e qendrës së pranimit, spitalin ditor dhe investimi në Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, qendra e parë në spitalet publike. Kjo qendër do te jetë e organizuar me: 2 biologe, 2 obstetër-gjinekologë të dedikuar, 2 infermiere, 2 anestezistë. Investim për qendrën e riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni” pritet të përfundojë brenda shtatorit të këtij viti.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...