News / 20 Maj 2023, 13:36

Grida Duma flet për herë të parë për partnerin: ''E kam përqafimin e tij''

Grida Duma flet për herë të parë për partnerin:

Ajo është pa diskutim një nga figurat më të dashura të ekranit këto kohët e fundit. Elokuente, e përgatitur dhe sharmante, këto janë disa prej karakteristikave që na bënë ''të dashurosheshim'' me Grida Dumën që në daljen e saj publike.  Por, ndërsa për karrierën e saj dimë shumë gjëra, s'mund të themi të njëjtën gjë për pjesën private të cilën e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së kamerave dhe portaleve. Mirëpo vëllezërit Veshaj thyen akullin dhe arritën të ''bindnin'' ish-deputeten e Partisë Demrokratike të fliste për partnerin.

Ajo pranoi se ka një njeri në jetën e saj, përqafimi i të cilit nuk i mungon kurrë. pavarësisht se nuk dha më shumë detaje ajo iu përgjigj pozitivisht pyetjeve të Romeos në “Më lër të flas”.

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë, por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerekut të shqiptarëve.

Horoskop