
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Edhe pse u bënë disa vite që është larguar nga Shqipëria, Greta Koçi nuk është shkëputur kurrë nga publiku shqiptar. Ajo vijon të jetë pjesë e gëzimeve të tyre familjare, të publikojë herë pas here këngë të reja, si dhe të ruajë kontaktet me fansat falë rrjeteve sociale.
E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Greta ka treguar se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbiz-it. Këngëtarja se ata nuk janë veç burrë e grua, por edhe dy shokë që mbështesin njëri-tjetrin.
Gerta Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu.
Alketa Vejsiu: Është shqiptar apo i huaj?
Greta Koçi: Shqiptar.
Alketa Vejsiu: Ku e gjete dhe ku të gjeti?
Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin.
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...