
"Nuk kam mbaruar së jetuari", aktorja e famshme bën rrëfimin prekës: "Kanceri po më përhapet nëpër kocka, por nuk dua të vdes"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
Ish-pjesëmarrësja në "Big Brother 4", Neda Balluku, u bë pak ditë më parë nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, ajo dhe Ogreni, me të cilën u dashurua në reality show-n e famshëm, u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Suzie Ann. Edhe pse ende disajavëshe, më e vogla e shtëpisë duket se po mësohet të qëndrojë larg mamit, e cila i është rikthyer angazhimeve në ekran.
Në një postim në Instagram ku shfaqet duke ushqyer me gji të bijën, Neda shkruan:
"Kush është në të njëjtën pozitë, e di fare mirë përjetimin e të rikthyerit në punë apo tek impenjimet kur sapo ke sjellë në jetë një fëmijë. Ndonëse mezi prisja, sepse dua që angazhimin tim në "Për’puthen" ta çoj denjësisht deri në fund, nuk e mohoj ankthin që kam ndier tërë javën për menaxhimin e regjistrimit maratonë dhe nevojës që Suzie Ann ka për të pirë gjatë ditës apo qoftë dhe për praninë e mamit.
Megjithatë, sot nuk mund të shkonte më mirë! Babi e solli gocën dy herë për t’u ushqyer dhe @olsamuhameti bëri magjinë e saj që kjo të ndodhte, por edhe emisioni të vazhdonte rrjedhën e tij.
Jam ndier e lirë, e kuptuar dhe vlerësuar. Dhe nuk është vështirë të punosh deri ditën e fundit kur ke kolegë të tillë. ENë kushtet kur për pjesën më të madhe të punëdhënësve, shtatzënitë janë “problem” më vete, televizioni kurrë nuk e pa periudhën time si problem, krejt e kundërta, angazhimi im ka qenë njejtë i mirëpritur.
Faleminderit me zemër ♥️"
Aktorja Shannen Doherty thotë se nuk "i ka larë duart" me jetën, ndërsa kanceri është përhapur në kockat e saj. "Un&e...
3,2, 1… Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit! Kthyer tashmë në traditë, sheshi &ls...
Dashi: Për një shenjë të zodiakut të prirur për t’u angazhuar me shumë gjëra njëherazi, dhe mbi të gji...