
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
"Mjeshtri i Madh" i kinemasë dhe teatrit, Petrit Malaj, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin "S'e luan Topi" ku foli gjerë e gjatë për karrierën, rrugëtimin akademik në krye të "Universitetit të Arteve" dhe familjen. Një jetë e mbushur plot emocione, sfida, triumfe, por edhe momente të vështira dhe sakrifica . Teksa u surprizua me një letër nga bashkëshortja me të cilën është kurorëzuar 35 vite më parë, aktori foli mes lotësh për familjen e tij.
“Sot, njerëzit shkojnë deri në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time. Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”.
Aktori tha se ndihet i bekuar me familjen e tij e madhe, nipërit e mbesat që i mbushin shpirtin. E në të njëjtën kohë kujtoi se neglizhenca ndaj familjes, është neglizhencë ndaj shoqërisë.
“Neglizhenca që mund të kesh sot ndaj familjes, është një neglizhencë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Unë i qëndroj një fakti tjetër. Ne si shoqëri vuajmë nga shumë gjëra. Ama ajo që na ka bërë të vuajmë më shumë është shkatërrimi i familjes. Që kur në ’97, babai i tha djalit bravo që solle thesin e miellit në shtëpi, i rrihte shpatullat që sillte automatikun në shtëpi. I thoshte djalit vidh, i thoshte merr armën. Shkatërrohet familja. Ku ka më familje më pas? Sepse ai nuk të pyet më”.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...