
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Një frutë e rrallë medicinale po kultivohet në Shqipëri, vlerat e të cilit janë të jashtëzakonshme për kurimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për Aronian. Një frutë ngjyrë vjollcë, e vogël, por shumë e fuqishme. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton athtësinë e rrushit të verës. Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit po zgjeron me sukses parcelat e tij me këtë frutë të çmuar si për shijen e veçantë, ashtu edhe për vetitë shëruese.
Ai thotë për AgroWeb.org se tri vite më parë ai testoi kultivimin e kësaj frute në një parcelë eksperimentale dhe pasi u bind se kushtet për kultivimin e saj ishin optimale atëherë vendosi të niste kultivimin masiv të saj.
“Aktualisht kam mbjellë rreth 6500 metra katrorë sipërfaqe toke me bimën e Aronias. Ky është viti i dytë i prodhimit dhe perspektiva është shumë e mirë. Jam duke u kujdesur personalisht për çdo bimë të Aronias që kam mbjellë. Synimi është që prodhimi të jetë tërësisht bio ndaj dhe frutat e Arionas në parcelën tonë po rriten përmes plehut organik dhe ujit dhe asgjë tjetër. Ndihem shumë mirë kur e them këtë fakt”- shprehet ai
Me gjithë mundimin në vitin e parë, mbjelljen dhe kujdesin e vazhdueshëm, Zija Keshi thotë për AgroWeb.org se i gjithë përkushtimi i tij u shpërblye kur sa “hap e mbyll sytë” sipas tij, brenda kohës më të shkurtër që mund të imagjinonte të gjitha frutat e Arionas u shitën.
Përse të gjithë kërkojnë Aronian?
Duke qenë se është ndër të paktët fermerë në Shqipëri që kultivojnë këtë frutë të jashtëzakonshme, Zijai është shndërruar në pikën kryesore ku të gjithë drejtohen për të blerë Aronian e shumëkërkuar. “Nga Kepi i Rodonit, Tirana, Durrësi, Jugu i Shqipërisë dhe Veriu, qytetarë nga i gjithë vendi kanë ardhur në fermën tonë ku kanë kërkuar të blejnë Aronia. Vitin e kaluar, brenda 1 muaji e gjysmë arrita të shisja 350 kilogramë. Kjo më dha shpresë që këtë vit të rrija edhe më shumë plantacionet dhe prodhimin gjithashtu. Këtë vit pres të marrë si prodhim rreth 2.5 ton Aronia të njomë. Këtë vit pres që ta shes edhe më shpejt të gjithë prodhimin sepse porositë kanë nisur me kohë dhe sa vijnë dhe shtohen” shprehet Zijai.
Ai tregon se të gjithë të interesuarit e blejnë për vlerat kurative që fruta e Aronias ka duke nisur nga sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë, diabetit etj.
Vlerat e jashtëzakonshme medicinale
Në fakt, sipas të gjitha të dhënave të AgroWeb.org kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frutë. Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës. Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale. Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij. Aronia është studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit. Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i kësaj frute nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë. Kjo frutë përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave. Janë të gjitha këto vlera që e shndërrojnë Aronian në një super frutë medicinale e cila për nga efektet e fuqishme kurative sigurisht nuk ka të paguar./AgroWeb.org
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...