I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Melia Hotels International, për ata që nuk e dinë, është një operator turistik ndërkombëtar ose një zinxhir hotelesh spanjolle, lider për pushime në destinacione fantastike, që tashmë operon edhe në Shqipëri.
“MELIA” Durrës, që ndodhet në "Resortin San Pietro" tek Gjiri i Lalzit, filloi të jetë aktiv për klientët nga Shqipëria dhe nga mbarë bota, prej datës 1 prill të vitit 2023; ndërkohë që hapja zyrtare, do të jetë me datë 26 Maj 2023, me anë të një feste madhështore, për të celebruar suksesin në mënyrë elegante, me të ftuarit VIP nga Shqipëria dhe Spanja, siç i ka hije, brand-it Melia.
Në Shqipëri, partneri zyrtar i "MELIA" Hotels International është Grupi "Concord Investment" , që dhe ka fituar statusin e Investitorit Strategjik, nëpërmjet realizimit të këtij projekti ambicioz. Duhet përmendur dhe që "MELIA" Hotels International në bashkëpunim me "Concord Investment", në planet e tyre afatgjata, në Shqipëri, parashikojnë vendosjen e logos së brand-it “Melia” edhe në disa hotele të tjera në destinacione si: Durrës, Tiranë, Berat.
"MELIA" Durrës, nuk është një emër i panjohur për mjedisin shqiptar, por risia që ky brand ka realizuar në Shqipëri, përkon me atë që ka munguar deri tani: sjelljen e turistëve të huaj nga po vetë operatori turistik ndërkombëtar. Ky, është një marketing i drejtpërdrejtë dhe fantastik që i bëhet destinacionit "Shqipëri", duke promovuar resurset natyrore, klimën e favorshme që falë 300 ditëve me diell lejon pushime në pothuajse çdo stinë të vitit, vijën e pasur bregdetare, artin, kulinarinë, historinë e kështu me rradhë.
Asi nën mëngë i këtij projekti është mikpritja, e cila në Hotelin "MELIA" Durrës, do të administrohet dhe menaxhohet nga vetë grupi i hotelerisë, i cili ka një eksperiencë mjaft të gjatë dhe të konsoliduar në këtë fushë, duke zotëruar shumë hotele të tilla në mbarë botën. Gjithashtu "MELIA" Durrës, nuk do të ofrojë vetëm shërbime sezonale, por do të jetë një hotel funksional përgjatë gjithë vitit. Për ta kuptuar më mirë, "Melia" Durrës është i gërshetuar me projektin rezidencial "San Pietro", ndaj edhe turistët apo banorët e strukturës mund të shfrytëzojnë lehtësirat apo shërbimet e integruara, në të gjithë hapësirën e konsiderueshme të sipërfaqes që përbën ky projekt, përgjatë 365 ditëve të vitit.
Një tjetër element që e bën "MELIA" Durrës një perlë ekzotike, ndonëse në zemër të Mesdheut, është edhe vendndodhja e tij, që lejon gërmime në të kaluarën, ecje eksploruese, pamje mahnitëse, kuzhinë lindore dhe mesdhetare dhe në fund, por jo nga rëndësia, jetë të çmendur nate. Afërsia e Gjirit të Lalzit me kryeqytetin, Tiranën, Durrësin, Krujën apo edhe Kepin e Rodonit, janë elementë që ngjallin mjaft interes për turistët, të cilët do ta shijojnë në maksimum qëndrimin e tyre disa ditor në "MELIA" Hotel, kjo falë guidave turistike që do t’ju ofrohet.
Ejani në MELIA aty ku ëndrrat nisen për t'u bërë realitet!
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...