
Duhet ta dini patjetër paraprakisht: Ja si të mbroheni nga alergjia prej diellit
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
“Përmeti”, shkruan Edith Durham, “me qeparisët e lashtë, lisat e purpurt, gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mrekullueshëm, më duket një nga vendet më të bukura në botë.” E sot, pas më shumë se një shekulli, nga koha kur janë shkruar këto fjalë, duket se Përmeti nuk ka humbur asnjë grimcë të magjisë. Velloja e qytetit të Përmetit mbetet hyjnore dhe energjia që të përshkon tek viziton këtë qytet është e papërshkrueshme. Vallë të lidhet me mrekullitë e natyrës që rrethojnë këtë qytet, malet, lumenjtë dhe peizazhet mahnitëse përgjatë Vjosës, trëndafilat e shumtë, apo me paqtësinë e përmetarëve? Veç gjelbërimit të paanë e natyrës së harlisur, Përmeti është gjithashtu djepi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vendi i heronjve, artistëve, shkrimtarëve dhe studiuesve.
E për të nderuar, për të ngritur në piedestal këto figura të rëndësishme të historisë shqiptare, e në të njëjtën kohë për të qenë më pranë natyrës, me 27 maj, në sheshin kryesor të qytetit, do të zhvillohet "Muzikë dhe poezi nën dritën e yjeve", aktiviteti njëditor, i cili do të jetë një manifestim kulturor, e jo vetëm.
Atëherë kur vëmendja jonë shkon më shumë drejt botës virtuale sesa asaj reale, atëherë kur shqisat tona janë gjithmonë e më shumë të lidhura me ekranet, nevoja për të qenë pranë njerëzve, për të përjetuar energjinë e magjinë e një eventi, është më e madhe se asnjëherë.
Ruajtja dhe përcjellja e vlerave, promovimi i figura të shquara të Përmetit, edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave të rinj për historinë e tyre, frymëzimi i njerëzve, argëtimi dhe bashkimi i njerëzve ndër breza janë vetëm disa nga qëllimet e këtij eventi.
"Muzikë dhe poezi nën dritën e yjeve" është eventi kulturor-artistik që ndërthur muzikën, poezinë, historinë dhe e gjitha kjo magji do të ndodhë nën yje, nën qiellin e hapur. Të gjithë të mbledhur në sheshin e qytetit dhe parkun qendror të Përmetit tek përjetojnë vetëm ndjenja pozitive. Paqja që të ofron ky qytet është e përkryer për frymëzimin e krijimtarisë dhe shprehjes artistike, ndaj dhe muzika e poezia si format e artit që kanë fuqinë për të shkaktuar ndjenjat më sublime, janë kryefjala e këtij eventi.
Aktivitetet do të jenë të shumta dhe përgjatë gjithë mbrëmjes, argëtimi është i garantuar. Marsela Çibukaj do të emocionojë të madh e të vogël me repertorin e zërin e saj unik, Laert Vasili do të interpretojë poezi që të ngrenë zemrën peshë, e nën tingujt e instrumenteve muzikorë, gjithçka do të jetë magjike. Nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse të jeni dëshmitarë të saj më datë 27 maj, në Përmet.
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...
Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3” që tronditi opinionin shqiptar pasi pranoi homoseksualitetin për herë të par...