
(Video) Taylor Swift gëlltiti një insekt gjatë koncertit dhe momenti bëhet viral!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Në vitin 1927, znjsh. Chanel zgjodhi të ndiqte një linjë bukurie të përshtatshme për gratë me stil aktiv jete që t’i mbështeste ato gjatë evoluimit të këtij stili jetese. Si grua novatore, ajo vendosi të krijonte linjën e saj të kujdesit për lëkurën dhe të produkteve të makijazhit, të disponueshme në përmasa më të vogla. Artikuj të domosdoshëm të përditshëm që mund të mbaheshin lehtë në çantën e dorës, në çantën e mbrëmjes ose në një valixhe të vogël gati për udhëtimet e paparashikuara të momentit. Chanel u frymëzua nga ky format, që është sa praktik aq edhe zbavitës, në koleksionin e saj të vitit 2023. Shtëpia e modës risjell artikujt e saj ikonë “Les Beiges” duke i ofruar ato në numër të kufizuar me paketime të përshtatshme për udhëtime. Koleksioni i verës “Les Beiges” synon pikërisht krijimin e një fytyre rrezatuese dhe një makijazhi që nxjerr në pah shkëlqimin natyral, por në formate në miniaturë. Ndjesor dhe intutitiv si përherë, artikujt e “Les Beiges” janë shoqëruese të përsosur për të pasur një pamje të freskët, rrezatuese në çdo kohë dhe në çdo rast.
NJË GRIMË FRESKIE BRENDA SHISHES
Tejet transparente, nuanca “Water fresh” e “Les Beiges” me paketimin e përshtatshëm për udhëtime është një produkt me bazë ujore, i përzier me mikropikla pigmenti që lënë një shtresë të ndritshme thuajse të padukshme mbi lëkurë. Tetë nuancat e saj plotësojnë nevojat për çdo lloj tonaliteti lëkure dhe i japin fytyrës një pamje të bukur, diellore.
Nuanca LES BEIGES WATER-FRESH Paketim udhëtimi - 15ml
E lehtë - Mesatarisht e lehtë - Mesatare – Mesatare Plus- Ndriçim i lehtë- Ndriçim i thellë – Ndriçim mesatar- Ndriçim tepër i thellë.
NJË PAMJE TEJET RREZATUESE
I lehtë si një ledhatim kremi nxirës i shëndetshëm vezullues i “Les Beiges” me paketim udhëtimi (15 gram) e ngroh lëkurën dhe krijon iluzionin e kalimit të një fundjave nën diell. Kur ai aplikohet mbi faqe, hundë, ballë dhe dekolte duke përdorur gishtat ose penelin, ky krem-xhel nxirës siguron një pamje të grimuar tepër natyrale. Ai ofrohet në tri nuanca për një shkëlqim të përshtatshëm diellor.
Kremi nxirës i shëndetshëm vezullues “Les beiges” me paketim udhëtimi 15 g
SOLEIL TAN BRONZE – Ngjyrë karamele e artë
SOLEIL TAN MEDIUM BRONZE – Bezhë e theksuar e ngrohtë
SOLEIL TAN DEEP BRONZE – Kafe çokollate gati e praruar
VERË NË LËKURËN TUAJ
Vaji ndriçues “Les Beiges” me paketim udhëtimi, (50 ml) di të kapë dritën dhe të depërtojë në lëkurë duke e dhënë asaj një shkëlqim të butë të ylbertë. I pasuruar me vaj jaseminë, ai i jep lëkurës një ndriçim paksa të bakërt dhe të praruar. Aplikohet mbi fytyrë, supe, dekolte, krahë dhe flokë për një rrezatim të menjëhershëm. Vaji ndriçues “les Beiges” me paketim udhëtimi, 50 ml. Një nuancë universale e lehtë me grimca ari dhe bakri vezullues.
HARMONIA E DRITAVE
“OMBRE PREMIÈRE LAQUE” u jep qepallave një ndriçim të artë dhe ofrohet me dy tonalitete të çmuara, Rayon, një bezhë e butë e ndritshme dhe Quarts Rose një rozë e lehtë rrezatuese.
“ROUGE COCO BAUME” u jep buzëve një pamje të freskët dhe të ndritshme me dy tonalitetet e saj të reja, Pink Delight, një rozë e butë tepër natyrale dhe Sweet Treat, një e purpurt gjysmë mat disi në kafe. Për ta përmbyllur këtë pamje diellore Chanel ka disenjuar dy nuanca të reja të “Rouge Coco Flash” me emra tërheqës “Destination” një bezhë e trëndafiltë që thekson formën e buzëve me vezullimin e saj të qartë dhe “Escapade” , një ngjyrë e butë dhe e ngrohtë vishnjë.
OMBRE PREMIÈRE LAQUE
RAYON – Bezhë metalike e fildishtë
QUARTZ ROSE – E purpurt metalike me nuancë pjeshke
ROUGE COCO BAUME
PINK DELIGHT – Rozë e butë
SWEET TREAT – E purpurt në të kuqerreme
DESTINATION – Një bezhë e trëndafiltë
ESCAPADE –Vishnjë e ngrohtë
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...