
Vendosni këmbët mbi kroskotin e makinës? Arsyeja pse duhet të hiqni dorë menjëherë
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Për 25 vjet me radhë Ilir Kanani jetoi dhe punoi në Gjermani, por një sëmundje e shfaqur pak kohë më parë, i ndryshoi rrjedhën e jetës dhe u kthye në Berat për t'u kuruar. Pas shumë konsultave dhe diagnostikimit të sëmundjes, mësoi se vezët e thëllëzës ishin kurative për të. Kura që i rekomanduan përveçse ishte efikase dhe e shëroi, i hapi edhe një mundësi për të bërë biznes. Iliri nisi mbarështimin e thëllëzave japoneze, të cilat i ndryshuan jetën.
“Ideja ishte se unë kisha disa probleme me shëndetin dhe dëgjova diku që këto vezët e thëllëzës janë kurative, të kurojnë për ato probleme që unë i kisha, dhe mendova se po vë disa, rezultati ishte absolut special, dhe kështu filloi. E nisa në fillim me 100 copë dhe tani kam diku te 2000 copë”, -thotë ai.
Pasi biznesi mori formë, nisën dhe kërkesat e para për shitjen e vezëve, por jo vetëm.
“Vijnë më kërkojnë vezë po më shumë kam kërkesa për thëllëzat, restorantet i duan të therura dhe të pastuara. Tani ndihem shume shumë më mirë dhe jam aktiv”, -vijon ai. Për këtë biznes, i cili ndodhet në lagjen Uznovë të Beratit, kujdesen edhe familjarët./Euronews
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...
Ka pak artikuj aq thelbësorë sa këmisha prej linoje në gardërobën verore të një femre. Prakticiteti i saj ju lejon ta ...