News / 24 Maj 2023, 13:59

Ftesat u shpërndanë, por Klea Huta ka akoma këtë merak në prag të dasmës.me Elgitin

Ftesat u shpërndanë, por Klea Huta ka akoma këtë merak

Në qoftë se me duar se fotot e publikuara në vitin 2020 nga Maroku ishin të parat dhe të fundit të Elgit Dodës dhe Klea Hutës si burrë e grua, gaboheni. Edhe pse zyrtarisht janë të martuar, Klea Huta dhe Elgit Doda kanë vendosur që të bëjnë dasmën e tyre të shumëpritur këtë verë. Disa ditë më parë pamë edhe ftesat që Klea e Elgiti kishin shpërndarë për disa personazhe të njohur. Duket se deri tani përgatitjet për ceremoninë, që do të mbahet në jug, Po shkojnë të mirë, por ka dicka që e shqetëson artisten.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram-in e saj, Klea është e shqetësuar për për kërcimin kryesor. Ajo ka publikuar disa kërcime që cifteve të ndryshme në dasmat e tyre nuk i kanë shkuar si duhet dhe mesa duket ka frikë se e njejta gjë do t'i ndodhë edhe asaj e Elgitit.

Nuk e dimë si po shkojnë provat e tyre të kërcimit, por neve urojmë që të dy të realizojnë koreografinë që dëshirojnë. Pastaj të mos harrojmë që aty ku ka dashuri, nuk ka nevojë për asgjë tjetër.

Horoskop