
(Video) Taylor Swift gëlltiti një insekt gjatë koncertit dhe momenti bëhet viral!
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Një video e rëndë që ka qarkulluar ditën e sotme në rrjetet sociale, por edhe disa website, ka tronditur opinionin publik. Një vajzë e re, e identifikuar me emrin Silvana, ka postuar në TikTok pamje gjatë punës së saj si pjesë e bluzave të bardha në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Elbasanit. Përveç montazhit të disa fotove që tregojnë epruveta gjaku apo momente nga ndërhyrjet në sallë, ajo që e bën të paprecedentë dhe skandaloze të gjithën këtë është imazhi i një fetusi pas abortit që hidhet në kosh.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i Qendrës Spitalore Elbasan, zoti Agron Gaxho. Në një innervistë të dhënë për “Fax News”, Gaxho thotë se e reja nuk është pjesë e stafit, por ka qenë thjesht studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Ai i konsideroi pamjet e publikuara vërtet të rënda dhe tha se përveç fotove të të resë, pamjet e tjera si sallat e operacionit apo ambienti ku ekspozohet embrioni nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.
“Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne, por studente në vitin e parë për infermieri. Pas analizës së pamjeve rezulton se vec fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë atij. As salla e operacioneve dhe ambjentet e tjera nuk përshtaten me tonat, vecanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa”, tha ai.
Taylor Swift ka nisur turin e koncerteve të saj, në të cilët nuk ka munguar publiku i zjarrtë që qëndron me orë të...
Çdo vit, mijëra jetë humbin në aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë, konsumit të tepërt të alk...
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje li...