
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare këngëtarja e njohur amerikane, Tina Turner. Sipas medieve ndërkombëtare, Turner ndërroi jetë pasi humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.
“Tina Turner, mbretëresha e Rock 'n' Roll vdiq paqësisht këtë të mërkurë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo u shua në shtëpinë e saj, në Kusnacht pranë Zyrihut, në Zvicër. Me ikjen e saj, bota humb një legjendë të muzikës dhe një shembull model”, tha në një deklaratë një zëdhënës i këngëtares.
Sipas asaj që shkruan "The Guardian", Turner u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016, kurse në vitin 2017 bëri një transplant të veshkës, por duket se shëndeti i saj vijoi të përkeqësohej dita-ditës.
Ajo u bë fillimisht e famshme në vitet 1950 krah ish-bashkëshortit Ike Turner me këngët klasike si "River deep" apo "Mountain high", ku spikati falë talentit të saj të jashtëzakonshëm. Përveç aftësive vokale, Tina Turner u shndërrua edhe në një mbretëreshë të stilit. Kombinimet e minifundeve me ngjyra, xhaketa të lëkurës crop dhe stiletto-ve të larta u kthyen në trendin e viteve'80. Tina ka fituar 8 çmime Grammy nga 25 nominime.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...