News / 25 Maj 2023, 15:58

''Mbaje të dytën, ta kam falur'', po ju a mendoni njëlloj si Diola Dosti kur në mes të një çifti futet një e tretë?

''Mbaje të dytën, ta kam falur'', po ju a mendoni

Aventura e nutricionistes Diola Dosti në “Big Brother” nuk zgjati aq sa ajo vetë priste apo mendonte, megjithatë ish-banorja e reality show-t të njohur spikati vazhdimisht sa i përket diskutimeve për familjen, avancimit të gruas në karrierë, përmirësimit të vetes  etj. Po ashtu ajo pati mundësinë të rrëfente për të gjithë historinë e saj të dashurisë, divorcin, vështirësitë që kishte kaluar si një nënë single me 3 vajza dhe se si ja kishte dalë të bënte përpara në karrierë dhe të arrinte në stadin ku gjendet

Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në  “Ftesë në 5” për të diskutuar mbi një studim, i cili rendiste 5 arsye pse njerëzit më tërheqës kanë më shumë gjasa të ngelin pa partner. Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta. Kur futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.

''Mbaje të dytën, ta kam falur'', po ju a mendoni

Horoskop