
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Kjo recetë u përgatit nga Gatuaj_me_Inën
Nëse ju ka ngelur pak mish viçi në frigorifer dhe nuk dini ç'të sajoni për darkë, kemi zgjidhjen e duhur për ju.
PËRBËRËSIT:500 g mish viçi, 300 g gjizë fshati, 1-2 kokrra qepë të thata, 3 domate të pjekura mirë, 8 thelpinj hudhër, 2 lugë gjellë uthull (sipas dëshirës), kripë, piper, vaj ulliri dhe spec djegës.
PËRGATITJA: Grijmë qepët hollë dhe i kaurdisim për disa minuta më vaj ulliri në një tigan të thellë. Në momentin që volumi i tyre nis të bjerë marrin një ngjyrë të verdhë në të artë shtojmë mishin e prerë në kubikë. Vijojmë t’i kaurdisim për disa minuta. Më pas shtojmë uthullën dhe i përziejmë derisa mishi ta përthithë plotësisht. Në këtë moment shtojmë domatet e grira në rende, kripën, piperin dhe specin djegës. Grijmë hudhrën hollë dhe ia shtojmë masës më lart. Më pas hedhim gjizën dhe një gotë ujë ambienti. I lëmë në zjarr derisa domatja të shkrijë tërësisht. Heqim tiganin nga zjarri dhe nisim mbushjen e tavave të baltës. Tavat i vendosim në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen për maksimumi 25 minuta. Këshillohet të serviren të sapodala nga furra. Ju bëftë mirë!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...