
Miratohet bonusi 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajt...
Ajo do të shfaqej në jetën publike shqiptare në fillim të viteve 2000 duke shkaktuar shumë zhurmë. Martesa me ish-kryeministrin e vendit, zotin Fatos Nano, do të shndërrohej në lajmin e ditës brenda dhe jashtë politikës duke bërë që emri i saj të lakohej për shumë kohë. E bukur, sharmante dhe me një elegancë të pashoqe, Xhoana Nano dukej sikur i kishte të gjitha atributet për të qenë një "first lady" e vërtetë dhe ashtu ndodhi. Shumë shpejt ajo u kthye në një personazh tejet të dashur.
Mirëpo, pas largimit nga Shqipëria daljet publike u bënë më të rralla. Pak javë më parë do të ishte këngëtari i njohur Frederik Ndoci që do të fliste për të, pasi ish-gjimnazistja e "Petro Nini Luarasit" kishte qenë modele në klipin e tij të parë.
“Xhoana ishte në sintoni me këngën dhe me sytë e saj të thellë. Klipi u realizua me mjaft sukses. Ajo ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe që iu bë vlerë e shtuar këngës. Atëherë ka qenë e skalitur. Më çuan në disa shkolla të mesme dhe kur e pamë këtë thash “A është njeri ky?”, -tha ai, ndërsa peng i ka mbetur që ky videoklip nuk po gjendet më.
Së fundmi Xhoana Nano është rikthyer në atdhe ku edhe ka festuar 50-vjetorin e lindjes. Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” dy foto nga festa e ditëlindjes dhe s'po u besojmë dot syve. Xhoana Nano jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por duket më e bukur se kurrë më pare. Duket sikur koha ka ndaluar për të dhe pasi të shihni këto foto do të mbeteni pa fjalë njëlloj si ne.
View this post on Instagram
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajt...
Pas shkëlqimit që shumë Vip-a shfaqin në tapetin e kuq, sigurisht që kanë edhe një jetë normale pas famës. Nj&eum...
Ka nga ata që nuk i preferojnë ndoshta shumë, por ka dhe nga ata që i duan pa kushte dhe do t’i vishnin nga mëngjesi në mb...