Modë / 27 Maj 2023, 15:56

Do të guxonit t’i vishnit rrugëve të Shqipërisë? Pizhamet e mëndafshit janë trendi më IN këtë verë

Do të guxonit t’i vishnit rrugëve të Shqipërisë?

Komoditeti i tyre të shtyn t'i veshësh çdo ditë. Madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse ju themi se po të ishte në dorën tonë s’do i hiqnim prej trupi, nga mëngjesi deri ne darkë. Dhe nëse mendoni se duken cool vetëm në ditët me shi ku itinerari i preferuar është kuzhinë-ballkon-dhomë gjumi, gaboheni.

Pizhamet e mëndafshit dhe satenit, të bëra të famshme  në vitet '60 nga disenjuesja ruse-gjeorgjiane, princesha Irene Galitzine, janë rikthyer në modë për të diktuar trendin më IN për verën e vitit 2023.

Nga disenjot me motive floreale te modelet e pambukut me vija apo ato klasike, këto pizhame sivjet do i shohim kudo. Të lehta për t'u kombinuar, ato janë një alternativë e mirë për të zëvendësuar kostumet verore.. Si t'i kombinoni ato këtë sezon? Hidhuni një sy modeleve të mëposhtme.

Horoskop