
Naomi Campbell tregon se si desh humbi jetën nga droga: "Bota ime u trondit kur vranë Gianni Versacen"
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
Data 26 maj mblodhi bashkë investitorë shqiptarë e të huaj, politikanë dhe personazhë të njohur në hapjen e madhe të hotelit luksoz me pesë yje, Melia Durrës në resortin “San Pietro”. Melia Hotel bashkë me Concord Investiment janë grupet që kanë investuar te Gjiri i Lalëzit duke ndërtuar hotelin më të madh në rajon, me kushte shumë të mira për pushuesit dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të zonës.
Para prerjes së shiritit, në fjalën e tyre të mirëseardhjes CEO i Melia Group, z. Gabriel Escarrer Jaume, CEO i Concord Investment, z. Artan Dulaku, kryeministri i vendit, z.Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, falënderuan me radhë bashkëpunëtorët, nënkontraktorët, stafin dhe të gjithë personat e angazhuar për të ndërtuar një hotel me 5 yje të standardit ndërkombëtar në rrethana aspak të zakonshme, duke iu referuar ngrirjes së punës nga pandemia botërore.
“Melia Durrës”, ofron 500 dhoma për të gjithë turistët, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur si edhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, për të përjetuar një eksperiencë unike me pesë yje në bregdetin shqiptar edhe sepse menaxhimi në Shqipëri bëhet nga vetë grupi spanjoll.
Nën melodinë e zërit të mrekullueshëm dhe fuqishëm të Marsela Çibukaj dhe band-it të saj, të ftuarit shijuan mikpritjen shqiptare, pije të freskëta, ushqime të përzgjedhura, pamjen e mrekullueshme të pishinës, gjelbërimin përreth dhe panoramën plot ngjyra të rivierës shqiptare.
Mbrëmja gala e hapjes së hotelit me 5 yje Melia ishte një super eksperiencë, sikurse dhe qëndrimi në këtë resort, që është i konceptuar për të dhuruar rehati maksimale. Të gjithë ftuarit kishin mundësi të argëtoheshin nën tingujt e muzikës dhe të bënin foto te këndi i Instagram-it duke zbuluar kështu copëza të hotelit, që nga palestra në hyrje të hotelit për të vijuar te pishina gjysmë-olimpike me tavanin panoramik, hapësirat e përbashkëta me disenjo moderne dhe minimale. Të gjitha këto rrethuar nga peizazhi i natyrës shqiptare, për të cilin nuk është bërë kompromis pavarësisht vendodhjes në hapësirat e hotelit.
Hapja e madhe e hotelit Melia jo vetëm na siguron që në Shqipërinë tonë të dashur tashmë mirëqënia, relaksi dhe e bukura nuk janë stacione luksi, por udhëtime të arritshme nga të gjithë. Gjithashtu duhet theksuar që investimet e huaja serioze në sektorin e hotelerisë janë një mundësi e mirë për të rafinuar turizmin e mesëm elitar falë dhe trajnimeve të duhura për stafet shqiptare.
Kështu që, nëse doni të kaloni pushime në Shqipëri, por të ndiheni sikur jeni larguar nga përditshmëria mund të zgjidhni hotel Melia. Bienvenido a Melia, pushime larg shtëpisë duke qenë në shtëpiᴉ
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...