
Ndahet nga jeta Tony Roberts ylli i Broadway
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Edhe pse në pamje të parë duket se ka çdo gjë për të qenë e lumtur një familje të bukur dhe të shëndetshme, dashurinë dhe respektin e një prej meshkujve turq më të lakmuar në botë, aktorit të mirënjohur Tolgahan Sayişman, edhe Almeda Abazi ka brengat e saj. E ftuar në emisionin "S'e luan Topi" ajo ka folur për herë vetë parë për të atin, të cilin e ka humbur në një moshë fare të re. Një kalvar i mbushur me dhimbje, sakrifica, por edhe hezitime nga ana e familjarëve që asokohe ajo nuk donte t'i kuptonte.
Me lot në sy ajo tregoi se ishte e gatshme t'i dhuronte veshkën të atit, por ai i tha se nuk do t'ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.
“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. I thashë mamit që unë dua t’ia dhuroj, por babi nuk pranoi. Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth. Më tha: 'Nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë'. Gjithsesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi tetëmbëdhjetë për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse doja ta bëja fshehurazi, madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët.
Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse ishte vëllai i thre. Por me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Nuk mund të them që u kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”, -tha ajo.
Tony Roberts, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, ka ndërruar jetë në mosh&eu...
Shfaqja e dashur "7 Minuta" me regji nga Driada Dervishi dhe aktoret e famshme Rudina Dembacaj, Paola Kodra, Olta Daku, Zamira Kita, Xhoana Karaj, Anila Bisha...
Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestë ditën e sotme dhe në kuadër të këtij organizimi policia ka ndërmarr...