Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë "dhunohen" dhe nga mediat
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...
27 maji do të mbahet mend gjatë nga Myrto Uzuni. Pasi u ftua në kombëtare për duelet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sulmuesi shqiptar udhëhoqi edhe një herë drejt fitores Granada-n që tashmë e ka të sigurt ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.
Uzuni shënoi golin e parë në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori kundër Legane-s për të marrë pikët e plota që e shpallin kampion Granadën në La Liga 2. Sukses që vuloset nga Uzuni, pasi 23 nga 55 golat në total të skuadrës janë shënuar prej tij. Formë fantastike prej beratasit, që fiton kështu ‘Këpucën e Artë” të kampionatit.
Festa ka qënë e madhe në fushë për skuadrën e Granadës, që rikthehet kështu në elitë pas një sezoni. Por mbrëmja magjike për 27-vjeçarin shqiptar nuk u ndal aty. Uzuni kishte projektuar një propozim për martesë për të dashurën e tij Uarda Hyseni. Teksa iu drejtuan mesit të fushës, futbollisti iu ul në gjunjë partneres së tij dhe nën koret e tifozëve të Granadës nuk nguroi të refuzonte propozimin e Uzunit. Një sezon fantastik ky për Uzunin, që pas golave në fushë, tashmë shënon dhe jashtë saj.
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...
Miqësitë e sinqerta mund të lindin në çdo kohë, madje dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo p&eum...
Një tragjedi ka ndodhur mesnatën e djeshme në Irak ku një dasmë me afro 300 të ftuar, është kthyer në tragjedi. ...