
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Ajo është pa diskutim një nga “pioneret” e para të industrisë së marketingut në Tiranë. Një grua vizionare që e njeh më mirë se kushdo tjetër fuqinë e komunikimit jo vetëm në biznes, por edhe në ndërtimin e profilit të një personazhi publik. Sot Jerina Lalaj nuk do të flasë për të tjerët, por për veten. Ajo hapi dyert e “JR Consoulting”, shtëpisë së saj të dytë dhe zbuloi para kamerës së Living se ç’mban gjithmonë në çantë.
Ndonjëherë e akuzojnë si Mary Poppins, por Jeri di të përshtatet me çdo lloj çante pa hequr dorë kurrsesi nga gjërat që ajo i konsideron esenciale. “Pa telefonin nuk jam askushi”-thotë ajo, ndërkohë që dëgjohet një thirrje në sfond. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga pandemia, ajo ka gjithmonë me vete një dezinfektues duarsh. Si një promovuese e “Made in Albania”, Lalaj ka zgjedhur që syzet e diellit t’i ketë nga një brand shqiptar.
Për të është e rëndësishme që të jetë vazhdimisht e kuruar, aq më tepër që është bërë pjesë e ekranit, ndaj ka nevojë gjithmonë për produktet e saj kozmetike si parfumi, kremi pudër, i kuqi i buzëve që sipas saj e shpëton në çdo lloj situate apo produktet stiluese për flokët. Jeri beson shumë në fuqinë e kristaleve dhe mban një të tillë gjithmonë me vete. Doni të dini më shumë? Hidhini një sy videos së mëposhtme:
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...