News / 29 Maj 2023, 15:59

E kritikuan dhe ofenduan pse u kthye në punë pas lindjes, reagon Neda Balluku: "Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë, aq të dështuara"

E kritikuan dhe ofenduan pse u kthye në punë pas lindjes, reagon Neda

Ish-pjesëmarrësja e "Big Brother 4", Neda Balluku, u bë para disa ditësh nënë për herë të tretë. Pas dy djemve, ajo dhe Ogreni, me të cilën u dashurua në reality show-n e famshëm, u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Suzie Ann. Edhe pse ende disajavëshe, më e vogla e shtëpisë duket se po mësohet të qëndrojë larg mamit, e cila i është rikthyer angazhimeve në ekran. Të shumtë ishin ndjekësit që e përgëzuan  për këtë gjë, por mes syresh kishte dhe nga ata që u shprehën kundër.

Dhe komentet ishin për të vënë duart në kokë. Vajza, gra, djem e burra, herë me gjeneralitetet e tyre e herë me pseudonime vollën vrer në Instagram, në mënyrën më të shëmtuar dhe abuzive të mundshme. Një vendim tejet personal, ose më saktë i Nedës dhe familjes së saj, u kthye shumë shpejt në ushqimin e preferuar virtual të disa njerëzve që në fund të ditës mbajnë përgjegjësi vetëm për veprimet e tyre.

Balluku ka vendosur të reagojë, ku ndër të tjera shkruan: “Ju thjesht i doni gratë në shtëpi. Për cilëndo arsye. Nëse eshtë shtatzënë, apo lehonë. Nëse është me fëmijë të vogël apo si "lopë" kur i thoni ju. Nëse është me gji apo pa gji. Nëse punon në shtet apo në Top. Ju thjesht preferoni që të gjitha të jenë siç jeni vetë; aq të dështuara se nuk ditët kurrë të ngriheni mbi diktimet që ju ka bërë vjehrra e fisi i burrit apo injoranca e trashëguar nga raca ku keni lindur prej të cilave jeni plasur në shtëpi me vite.

Kur keni qenë nuse keni qenë nën hyqmin e vjehrrërisë. Kur ishit gra nën humorin e burrit që ju ka pasur vetëm që ta lani, shpëlani e t'ju lërë me barrë. Se mundësisht puthjet e dashurinë e madje edhe lekët e shtëpisë i linin diku tjetër me të tjera. Dhe në pleqëri jeni nën urdhërat e kalamajve të kalamajve, sepse domosdo do i mbani e rrisni sepse keni lindur për të shërbyer. Të gjitha këto i ndjeni si handikap tek vetja dhe derdhni këto perla në instagram. Dhe merreni me Nedën, me gocën e Nedës, burrin e Nedës, këpucët e Nedës dhe mitrën e Nedës. Vazhdoni motrani! Prej jush më vazhdon rroga".-shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

Horoskop