
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût
Përbërësit: patate të vogla, kofsha pule, ullinj, trumzë, hudhër pluhur, shafran, kripë, piper, vaj ulliri, pak limon dhe gjalpë.
Përgatitja:
Në një tigan të madh dhe të thellë, shtojmë gjalpë dhe pak vaj ulliri. Vendosim kofshat e pulës dhe i skuqim mirë nga të dyja anët. U shtojmë kripë, piper, degë trumze dhe hudhër pluhur gjatë skuqjes. Pasi janë skuqur mirë, heqim degët e trumzës dhe shtojmë patatet ashtu siç janë dhe ullinjtë. I skuqim pak dhe në fund shtojmë ujë dhe shafranin që e kemi shkrirë në një tas të vogël me ujë të nxehtë. Përziejmë masën dhe e vendosim të piqet në furrë 200 C ngadalë. Nëse tigani zë mjaftueshëm, dy apo tre kofsha, e mbuloni sipër me letër alumini dhe vendoseni direkt në furrë të piqet. Nëse masa është më e madhe, kofshat e skuqura i vendosim më tavë. Më pas patatet dhe ullinjtë pasi i kemi skuqur pak i hedhim përsëri në tavë bashkë me ujin dhe shafranin dhe e mbulojmë nga sipër për t'u pjekur në furrë. Masa duhet të ketë aq ujë sa të jetë e lëngshme mjaftueshëm. Në sërvirje shtoni pak lëng limoni.Ju bëftë mirë!
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...