
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si modeli më i shëmtuar për t’u ndjekur. Megjithatë në këtë përballje qasjesh, një gjë është e sigurt: Kim Kardashian ia del gjithmonë që të flitet për të. Fama që ka mamaja e katër fëmijëve është famë komplet e një lloji tjetër, që ajo vetë e ka shpikur. Është famë multi-funksionale, shumë komplekse dhe e pakopjueshme.
Edhe pse njihet gjerësisht për jetën e saj mondane dhe shpenzimet e çmendura për brand-e ekskluzive dhe shërbime të fjalës së fundit të teknologjisë, kur vjen puna te dhuratat e fëmijëve Kim është më e thjeshtë nga ç’mendoni. E ftuar në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty”, ajo tha se u bën çdo vit 4 fëmijëve të saj North, Saint, Chicago dhe Psalm të njëjtën dhuratë për ditëlindje: një letër, e cila përmban ngjarjet e të gjithë vitit si p.sh ushqimet e preferuara, detaje interesante nga përditshmëria e tyre, prapësitë, lojërat e preferuara etj,
“Është shumë argëtuese t'i lexosh që nga viti i parë deri tani. E di që ata do ta vlerësojnë këtë një ditë. Edhe pse ndonjëherë tregohem pak e ashpër, e bëj për të mirën e tyre.”-tha ajo për prezantuesin Jay Shetty.
Kim ka folur edhe për sfidat e mëmësisë si një nënë beqare me 4 fëmijë, duke u shprehur: “Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është pohim mëse i vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen..uau është çmenduri. Është totalisht çmenduri. Por, edhe kaosi më i bukur. Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka net që qaj derisa më zë gjumi”.-përfundoi ajo.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...