Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
TikTok është një nga rrjetet sociale më të përdorura në të gjithë botën, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe moshat e rritura. Me miliona përdorues postojnë çdo foto, video apo provojnë trendet e fundit, por jo gjithmonë gjërat shkojnë siç do të donin. Së fundmi "viktimë" e një prej tyre është 37-vjeçarja britanike Shafia Bashir e cila ka pësuar djegie në fytyrë pasi provoi të ziente vezën në mikrovalë.
Gruaja e re nga Bolton ka treguar për shtypin vendas tregoi se ishte ish-vjehrra e saj që e bindi të provonte këtë gjë pasi e kishte parë kudo. Pasi hodhi ujë të valuar në një filxhan, futi vezën brenda dhe e vendosi në mikrovalë për disa minuta. Veza vazhdoi të ishte e pazier, ndaj e zgjati kohën e përgatitjes me 2 minuta të tjera. Pasi vendosi lugën e ftohtë mbi vezë, ajo shpërtheu dhe i lëndoi anën e djathtë të fytyrës, duke i shkaktuar rrjepje të lëkurës dhe dhimbje.
“Nuk dua që dikush tjetër ta bëjë këtë thjesht sepse është trend në TikTok. Ishte dhimbja më torturuese e jetës sime. Isha në agoni absolute.”- u shpreh 37-vjeçarja. Shafia tha se kishte mbetur e traumatizuar pas incidentit dhe se nuk do hante më kurrë vezë.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...